Kosovë/ E la të vdekur në derën e spitalit, arrestohet bashkëjetuesi i 18-vjeçares! Familjarët e shokut: Parandaloi një vrasje të dytë, autori bashkëpunoi me policinë! I ati i viktimës: S'e dinim të shkuarën e tij!

FERIZAJ- Pas më shumë se dy ditësh arrati, për vrasjen e bashkëjetueses së tij, ka përfunduar në pranga të policisë Dardan Krivaqa. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i policisë së Kosovës përpara të rinjve që po protestonin kundër dhunës ndaj grave.

Arrestimi i Krivaqës u bë në të njëjtën ditën kur nisi ceremonia e lamtumirës së fundit për Marigona Osmanin, vajza që u dhunua për vdekje nga i dashuri dhe shoku i tij, Arbër Sejdiu, i arrestuar një ditë më parë dhe iu dha masa 1 muaj paraburgim.

Në kulmin e rinisë, në moshën kur jeta lulëzon e të presin ëndrra të mëdha për t’i realizuar, Marigona Osmanit iu mbyll jeta nga dora e pamëshirshme e një vrasësi. Mes dhimbjes e lotëve, ajo u përcoll në banesën e fundit.

I pranishëm në ceremoninë mortore, ndër qindra të afërm e banorë të Ferizajt ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili para vendit ku prehet 18-vjeçarja, ka kërkuar drejtësi, duke u shprehur se për autorin e vrasjes duhet të jepet dënimi i merituar.

“Jeta e një vajze të re është këputur në mes nga një vrasje mizore. Para 1 ore e gjysmë i dyshuari për vrasjen është arrestuar dhe tani duhet të ketë gjykim të drejtë e dënim të merituar. Të pikëlluar e të mërzitur nuk mund ta kthejmë kohën mbrapsht e ta zgjojmë Marigonën, duhet t’i mbajmë kujtimet më të mira, të angazhohem të gjithë bashkë që raste si vrasja mizore e Marigona Osmanit të mos e godasin më kurrë popullin tonë. Ngushëllime të gjithë popullit tonë. U prehtë e qetë Marigona, e për tu prerë me të vërtetë e qetë duhet të sjellim drejtësi për të e gjitha viktimat tjera”, tha Kurti.

Report Tv ka mësuar se Dardan Krivaqa, rezulton i dënuar për një incident të ndodhur në dhjetor të vitit 2020. Krivaqa kishte lënduar personin Z. H., me thikë në qafë pasi ai kishte dashur të lajmëronte policinë sepse dyshonte se Krivaqa po konsumonte drogë. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë me 180 vite burg, nga të cilat ishte llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa pjesa tjetër i ishte konvertuar në shërbim prove.

Më herët para se të përcillte të bijën për në banesën e fundit, i ati Muhabi Osmani për Report TV tregoi se e ka kuptuar shumë vonë që vajza e tij ka qenë në lidhje me një person me të kaluar kriminale.

“Kanë qenë 2 muaj së bashku. Ai personi ka pasur një farë të shkuar kriminale, të cilët fatkeqësisht nuk e kemi ditur deri sa ka ndodhur ngjarja e rëndë kriminale.  Falënderoj dhe policinë e Ferizajt që më kanë punuar për zbardhjen dhe kapjen e autorëve të krimit. Falënderoj njerëzit, dashamirësit, shoqatat që më kanë dhënë përkrahje për rastin e vdekjes tragjike të vajzës time” tha Muhabi Osmani. 

Ajo ç’ka e bën edhe më tronditëse këtë ngjarje për babain e Marigonës është fakti që ai e mori vesh vrasjen e së bijës përmes rrjeteve sociale.

"Lajmin e kam marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.  Në atë moment shkova në stacionin policor dhe më pas më treguan vajzën", ka thënë ai për 'Report Tv'.

Me zërin që i dridhej nga dhimbja dhe pamundësia për të ndihmuar të bijën ai ka një apel për të gjithë prindërit.

“Apeli im është kujdes me kë vajza me kë shoqërohet, kujdes të madh duhet të ketë prindi. Është një kohë tejet e vështirë. Do zoti ky të jetë rasti i fundit i kësaj dhune”, tha Osmani.

Vrasja e 18-vjeçares ka pasuar edhe reagimin e të rinjve në Ferizaj, të cilët protestuan në qendër të qytetit. Me pankarta në duar “Drejtësi për gratë e Vrara”, “Dënim maksimal për vrasësit”, ata protestuan në shenjë revolte kundër dhunës. E ditën e djeshme në nderim të 18-vjeçares së vrarë, të rinjtë e Ferizajt kanë ndriçuar sheshin me emrin e Marigonës.

Sakaq, në një intervistë për "Express", daja e viktimës ka rrëfyer se viktima jetonte prej dy muajsh me Dardan Krivaqën dhe se familja nuk kishin dijeni nëse ajo ka patur probleme me bashkëshortin.

“Unë jam daja i M. Dje e kemi marrë vesh dikur rreth orës 22:00, nuk kemi ditë diçka që ka ndodh. Por në bazë të informatave, e kemi marrë vesh që është mbesa jonë. Kemi ardhë këtu, kemi bisedu me familjen. Kjo është e vërtetë, ajo është martu që 2 ose 3 muaj…Vajza nuk ka tregu kurgjë që ka raporte të këqia, por në bazë të rrethanave, si dajë, kemi pyet kush është filani (burri i saj). Nuk kanë folë fjalë të mira, që është njeri i sjellshëm ose djalë i mirë, por e paska pas fatin…U njoftu me të, u martu, kur ka ardhë në shtëpi, se kam qëllu unë këtu një herë ose dy, më kanë thënë dajë mirë jemi duke kalu. Diçka që me thanë që s’po shkon mirë, s’na ka tregu”, ka thënë ai.

18-vjeçarja, Marigona Osmani u la e vdekur ditën e djeshme në derën e spitalit nga dy të rinjtë. Bashkëjetuesi, Dardan Krivaqa, 29 vjeç dhe shoku i tij, Arbër Sejdiu, 32 vjeç u kapën nga kamerat e sigurisë, duke lënë 18-vjeçaren pa shenja jete në dyert e spitalit e pastaj u larguan me një makinë tip ‘Audi A8’ me targa zvicerane, ngjyrë të zezë.

Dardan Krivaqa

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:22
Personi që ndihmoi policinë për arrestimin e vrasësit të 18-vjeçares në Kosovë refuzon shpërblimin e Behgjet Pacollit

Personi që ka ndihmuar në kapjen e vrasësit Dardan Krivaqa, e ka refuzuar shpërblimin e dhënë në Behgjet Pacolli. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këshilltari i tij, Naim Murseli, megjithatë, ai shtoi se është në takim me të për shkak të gjestit të guximshëm që bëri.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, është shprehur ai.

Ora 18:38
‘Më ka tradhtuar me djalin e dajës’ familjarët e shokut të Dardan Krivaqës zbulojnë detaje: Parandaloi një vrasje të dytë, bashkëpunoi me policinë

Arbër Sejdiu

Familjarët e Arbër Sejdiut, i cili bashkë më Dardan Krivaqën dhe lanë të vdekur në dyert e spitalit në Ferizaj, 18-vjeçaren Marigona Osmani, kanë folur për mediat kosovare për ngjarjen e rëndë.

Ato kanë treguar versionin e tyre të ngjarjes për Arbërin, për të cilin tregojnë se ka lindur në Suedi, është me nënshtetësi suedeze, 32 vjeç, i martuar dhe me dy vajza. Sipas tyre, ai është vetëdorzuar, pasi vajza e ndjerë, Marigona Osmani, u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt.

Familjarët tregojnë se Arbëri ishte bashkëpunues me autoritetet e sigurisë. Madje, sipas tyre, ai parandaloi vrasjen e dytë që e kishte planifikuar ta bënte Dardan Krivaqa. Ky i fundit, kishte synim të vriste djalin e dajës, pasi sipas pretendimeve të Krivaqës, Marigona e kishte tradhtuar me atë.

Arbër Sejdiu

Avokatja e Arbërit, Arbnora Shefkiu, deklaroi se klienti i saj ka pranuar që të bashkëpunojë me organet e rendit që të zbardhet rasti. “Pasi jam konsultuar me të dyshuarin me të njëjtin jemi pajtuar që mos ta kundërshtojmë kërkesën për caktimin e paraburgimit, me qëllim që e njëjta të shërbej në zbardhjen më të shpejt dhe më të mirë të gjithë ngjarjes se si ka ndodhur vrasja e tani të ndjerës Marigona Osmani. Po ashtu i pandehuri ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunoj me gjitha organet në zbardhjen e rastit”.

Shefkiu tha se klienti i saj është ndjerë jashtëzakonisht keq për rastin. “Klienti im ka shprehur keqardhje për rastin. Ai gjatë shqyrtimit të rastit ka qarë”. Ajo theksoi se sipas deklarimeve të klientit të saj ai nuk ka marrë asnjë veprim. Por, avokatja tha se kjo mbetet të shihet nga organet e drejtësisë.

Viktima Marigona Osmani
Ora 16:17
Vrau bashkëjetuesen 18-vjeçare, Dardan Krivaqa shfaqet me kokën ulur në polici

Dardan Krivaqa

Pas arrestimit si i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëjetueses së tij, 18-vjeçares Marigona Osmani, të cilën e dhunoi për vdekje, Dardan Krivaqa është shfaqur me kokën ulur në stacionin policor. Siç shihen nga foto, 29-vjeçari ka ulur kokën dhe është strukur, pas krimit të rëndë që ka kryer. Sakaq mes dhimbjes e lotëve sot ju dha lamtumira e fundit 18-vjeçares Marigona Osmanit.

Ora 15:27
Reagon vëllai i Dardan Krivaqës, distancohet nga ai dhe kërkon dënimin e merituar për të

Pas arrestimit të Dardan Krivaqës, I akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit ka reaguar edhe vëllai i tij Kastriot Krivaqa.  Pas krimit makabër, Kastriot Krivaqa është distancuar nga vëllai i tij dhe krimi që i kishte bërë.

Në një postim në Facebook vëllai i të arrestuarit ka kërkuar nga institucionet e rendit që t’i japin dënimin që meriton Krivaqa dhe ka theksuar se gjatë gjithë jetës ai u ka shaktuar probleme familjes së tij.

“Unë si vëlla i madh jam përkujdesur për familjen qysh në moshë shumë të re nga se herët kam mbetë pa baba, por jam munduar që “vëllaun” ta këshilloj dhe ndihmoj”, por ai asnjëherë nuk e ka dëgjuar askënd”, thotë ai.

Dardan Krivaqa është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas dy ditësh sa ishte në arrati.

Ora 14:44
Dalin detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçares, gjykata: Bashkëjetuesi dyshonte se 18-vjeçarja e tradhtoi me djalin e dajës, e rrahu për vdekje së bashku me shokun e tij

1629809226_162980154316297909851629726017MARIGONAOSMANI.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj të Kosovës. Përmes një njoftimi për mediat, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka bërë me dije se bashkëjetuesi, Dardan Krivaqa dyshonte se 18-vjeçarja e tradhtonte me djalin e dajës së tij.

Pikërisht për këtë arsye dyshohet se ai ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj Marigona Osmanit, e cila ka përshkallëzuar duke i shkaktuar asaj edhe vdekjen. Mirëpo, dhunë ndaj 18-vjeçares ka ushtruar edhe Arbër Sejdiu.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-xhelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Ora 13:59
I jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares, i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti: Për autorin të ketë gjykim të drejtë dhe dënim të merituar

Mes dhimbjesh e lotësh, 18-vjeçarja është përcjellë për në banesën e fundit. I pranishëm në ceremoninë mortore ishte edhe kryeministri Albin Kurti. Në fjalën e tij përpara mediave Kurti tha se për autorin duhet të ketë gjykim të merituar.

“Jeta e një vajze të re është këputur në mes nga një vrasje mizore. Para 1 ore e gjysmë i dyshuari për vrasjen është arrestuar dhe tani duhet të ketë gjykim të drejtë e dënim të merituar. Të pikëlluar e të mërzitur nuk mund ta kthejmë kohën mbrapsht e ta zgjojmë Marigonën, duhet t’i mbajmë kujtimet më të mira, të angazhohem të gjithë bashkë që raste si vrasja mizore e Marigona Osmanit të mos e godasin më kurrë popullin tonë. Ngushëllime të gjithë popullit tonë. U prehtë e qetë Marigona, e për tu prerë me të vërtetë e qetë duhet të sjellim drejtësi për të e gjitha viktimat tjera”, tha Kurti.

Ora 13:56
Dhunoi 18-vjeçaren nga Ferizaj deri në vdekje, ja çfarë shkruante në Facebook autori i krimit makabër kohë më parë

“E kisha pre me sëpatë”, këto janë fjalët që shkruante dikur dhunuesi që i shkaktoi vdekjen 18-vjeçares së pafajshme, Marigona Osmanit.

Një emër i njohur për policinë, Dardan Krivaqa kohë më parë, kishte komentuar në një portal në Facebook, ku raportonin për një polic që i kishte drejtuar armën një kundërvajtësi që ta ndalonte.

Ai shkruan i revoltuar se do e kishte prerë me sëpatë nëse një gjë e ngjshme do i ndodhte atij.

Ora 12:38
E bija iu dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi e shoku i tij, babi i viktimës flet për 'Report Tv': Lajmin e mora nga rrjete sociale! Uroj që rasti i vajzës sime, të jetë i fundit i dhunës ndaj grave

Një ngjarje tragjike, lajmin për të cilën e morën në mënyrë po aq të rëndë, ka qenë ndarja nga jeta e 18-vjeçares Marigona Osmani për familjen e saj. Osmani u dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaqa, dhe shoki i tij, Arbër Sejdiu, ndërsa babi i të ndjerës, Muhabi Osmani, me zërin që i dridhej nga dhimbja, tha për 'Report Tv' se lajmin për ndarjen nga jeta të së bijës e kishte marrë nga rrjete sociale dhe më pas kishte shkuar për të identifikuar trupin e pajetë të të resë, që u gjet në derën e spitalit në Ferizaj.

"Lajmin e kam marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.  Në atë moment shkova në stacionin policor dhe më pas më treguan vajzën", ka thënë ai për 'Report Tv'.

Për personin me të cilin jetonte e bija, ai tregon se ta kishin 2 muaj që jetonin bashkë dhe me keqardhje shton se nuk kishin dijeni që Krivaqa kishte të shkuar kriminale.

"Kanë qenë 2 muaj së bashku. Ai personi ka pasur një farë të shkuar kriminale, të cilët fatkeqësisht nuk e kemi ditur deri sa ka ndodhur ngjarja e rëndë kriminale.  Falenderoj dhe policinë e Ferizajt që më kanë punuar për zbardhjen dhe kapjen e autorëve të krimit. Falenderoj njerëzit, dashamirësit, shoqatat që më kanë dhënë përkrahje për rastin e vdekjes tragjike të vajzës time", u shpreh ai. 

I ati i të ndjerës pati edhe një apel për prindërit, duke i kërkuar të shohin me kujdes personat me të cilët shoqërohen vajzat e tyre, duke uruar që rasti i vajzës së tij, të jetë rasti i fundit kur ushtrohet dhunë mbi një grua.

"Apeli im është kujdes me kë vajza me kë shoqërohet, kujdes të madh duhet të ketë prindi. Është një kohë tejet e vështirë . Do zoti ky të jetë rasti i fundit i kësaj dhune", theksoi mes dhimbjes për humbjen e së bijës Osmani.

18-vjeçarja, Marigona Osmani u la e vdekur ditën e djeshme nga dy të rinj në derën e spitalit. Arbër Sejdiu, 32 vjeç, u arrestua dje nga policia, ndërsa sot u vu në pranga edhe 29-vjeçari Dardan Krivaqa.  Ata u panë nga kamerat e sigurisë, duke lënë 18-vjeçaren pa shenja jete në dyert e spitalit e pastaj largohen me një makinë ‘Audi A8’ me targa zvicerane me ngjyrë të zezë.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë autorët. Po ashtu, një reagim pati edhe nga presidentja Vjosa Osmani, që iu kërkoi qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë që të gjendet një nga vrasësit e 18-vjeçares.

Ora 12:26
Nis protesta në Ferizaj pas vrasjes së 18-vjeçares, të rinjtë mblidhen me pankarta në duar, “Drejtësi për gratë e vrara"

Me parulla në duar “Drejtësi për gratë e Vrara”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun” ka nisur protesta e të rinjve në Ferizaj. Qytetarët e revoltuar nga vrasja e Marigona Osmanit janë mbledhur sot përpara Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë së Qytetit.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka organizuar këtë protestë me pankarta që kërkojnë drejtësi për gratë e vrara.

Ora 12:25
Në kërkim për vrasjen e 18-vjeçares, arrestohet autori i vrasjes Dardan Krivaqa

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares, Dardan Krivaqa. Lajmin e ka konfirmuar para protestës një zyrtar i policisë së Kosovës.

 

Ora 11:43
Reperi i njohur i revoltuar për vrasjen e 18-vjeçares: Del një i prishur në tru e këput si lule pa çelur mirë

Ditën e djeshme, 18 vjeçarja Marigona Osmani është vrarë në mënyrë makabër në kulmin e rinisë nga dora e bashkëjetuesit dhe shokut të tij. Vrasja e saj ka prekur zemrat e të gjithëve, ndërsa së fundmi ka reguar edhe reperi i njohur Gold AG.

Përmes një postimi në InstaStory, Gold AG ka shprehur revoltën e tij, ndërsa shkruan se ditët e sotme është dëshirë e madhe për të pasur vajza, por një problem për t’iu siguruar atyre mbrojtje, sepse del një i prishur në tru dhe e këput si lule akoma pa u çelur, duke iu referuar kështu vrasjes së Marigona Osmanit.

“Qef me pas qikë e zor me rujtë qikë, del një i prishur n’tru e n’zemër e këput si lule hala pa qelë. Edhe në fund të gjithë e shajnë laperin e vrasësin. Por për fat të keq Islamin e muslimanin. Ma shumë ju pengon namazi në rrugë se droga në shtëpi e shkolla”, shkruan reperi.

Marigona Osmani, 18 vjeç u la ditën e djeshme e vdekur përpara derës së spitalit në Ferizaj. Ajo dyshohet se është dhunar për vdekje nga bashkëjetuesi Dardan Krivaqa dhe shoku i tij, Arbër Sejdiu. Policia ka shpallur në kërkim Dardan Krivaqën, ndërsa shoku i tij është arrestuar.

Ora 11:30
Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, video ku dyshohet se autori i vrasjes tenton të arratiset

Policia e Kosovës po vijon kërkimet për njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Në mediat kosovare po qarkullon video e një personi që po tenton të fshihet ndërsa policia e Kosovës dyshon se ai është Dardan Krivaqa.

Këto dyshime janë bërë me dije nga Policia e Kosovës për Telegrafin. Ata janë shprehur se kanë marrë një denoncim nga qytetarët rreth orës 20:30, të cilët kanë thënë se kanë parë Dardan Krivaqën të ulur në shkallët e oborrit të një lagjeje.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë ushtruar kontrolle në atë zonë, por personi i dyshuar ka arritur të largohet. Sipas banorëve të lagjes, ai ka prerë flokët për të ndryshuar pamjen dhe kishte veshur një bluzë të bardhë dhe mbante një kapele në kokë.

Dardan Krivaqa është një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani ditën e djeshme në Kosovë. Kujtojmë që Marigona Osmani u la e vdekur dje në derën e spitalit nga Dardan Kriqava, 29 vjeç dhe shoku i tij, Arbër Sejdiu 32-vjeç.

18-vjeçarja është bërë me dije se jetonte prej dy muajsh me Dardan Kriqavën, ndërsa sipas babait të saj, ajo ka qenë nën presion dhe e frikësuar dhe nuk ka mundur të tregojë për dhunën e ushtruar nga bashkëjetuesi i saj.

Njëri prej të rinjve, Arbër Sejdiu, u arrestua dje nga policia, ndërsa vijon të jetë në kërkim Dardan Krivaqa.  Ata u panë nga kamerat e sigurisë, duke lënë 18-vjeçaren pa shenja jete në dyert e spitalit e pastaj largohen me një makinë ‘Audi A8’ me targa zvicerane me ngjyrë të zezë.

Ora 09:54
Qirinj në nderim të 18-vjeçares së vrarë, të rinjtë e Ferizajt ndriçojnë sheshin me emrin e Marigonës

Vrasja e 18-vjeçares në mënyrë brutale nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër, duket se ka prekur zemrat e të rinjve. Mbrëmjen e djeshme  qendra e qytetit Ferizaj u ndriçua nga qirinjtë.

Të rinjtë kanë ndezur qirinjtë që ndriçonin emrin e Marigonës me një zemër të thyer në mes për të shprehur dhimbjen për vdekjen e saj.

Ora 09:40
Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, flet babi i viktimës: Vajza ka qenë në presion dhe e frikësuar

1629790985_1629726017MARIGONAOSMANI.jpg

Pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj Muhabi Osmani, babai i viktimës ka folur për mediat kosovare. Sipas tij, vajza ka qenë në presion dhe e frikësuar prandaj nuk ka treguar për dhunën e ushtruar nga Dridan Kriqava, djali me të cilën ajo jetonte.

Në një prononcim për RTK-në, babai ka shtuar se shpeshherë e kanë pyetur vajzën se si shkonte marrëdhënia mes çiftit, por sipas tij, ajo nuk ka treguar asgjë sepse ndaj 18-vjeçares është ushtruar presion psikologjik.

Ai ka pohuar faktin që 18-vjeçarja po jetonte me Dritan Kriqavën prej dy mujash, siç tha edhe daja i saj për Gazetën Express. I tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, Muhabi Osmani iu ka bërë thirrje prindërve të tjerë të kenë kujdes fëmijët e tyre se me çfarë njerëzish shoqërohen. Teksa është shprehur se drejtësia nuk duhet ta kishte lënë të lirë një person që është i dyshuar për vepra të tjera penale.

“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhur”, tha ai.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 24/08/2021 15:17

    po si mor nuk e dije te shkuaren kriminale …. kur ate e njifte gjith zona e vendi … se njifke ti si baba se ca dhendri ka marr …. si jepni vajzat si ne thes pa pik problemi sju vjen turp per prind vec emrin keni se pik lidhje skeni pupupu

    Përgjigju
  • Miredite: 24/08/2021 13:48

    Po te ngrihen ne keam vajzat e Shqiperise e te Kosoves ne nje manifestim e krimineli qe i mori jeten asajt vajze te varet ne nje Trekendesh te vendosur ne nje mjet levizes e Te shetitetet Ne gjithe Kisoven e dhe ne Shqiperi . Krimineli dhe mbiemrin e paska si talebanet .

    Përgjigju
  • Faji prindve: 24/08/2021 12:47

    Po ca babe paska pas kjo vajz qe e le me marr ket kriminel qe duket nga tatto e nga ftyra qe asht drogaxhi me probleme ! E ju i jepni nje vajz kaq te re dhe te mir sikur ta kishit teper

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç