Kosovë, zbulohen 3 bomba SC-50 gjermane, të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore

Kosovë, zbulohen 3 bomba SC-50 gjermane, të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore

Në në fshatin Shakovicë të Podujevës në Kosovë janë gjetur 3 bomba gjermane 50 kilogramëshe, të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo është bërë me dije sot nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me një postim në rrjetet sociale, teksa janë pubikuar edhe foto ku shihet momenti kur nxirren bombat nga vendi ku u zbuluan.

3 bombat gjermane janë gjetur gjatë punimeve në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

“Në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi ‘Bondsteel’ i ushtrisë amerikane, kanë arritur që t’i largojnë  tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë