/ATSH/.- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, kërkoi sot mbështetjen e Suedisë për përshpejtimin e integrimeve evropiane të Kosovës, gjatë një takim me një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, të përbërë nga Ola Svenningsson, shef i Divizionit për Zgjerimin e BE-së dhe Evropën Juglindore të dhe Helena Alvin, udhëheqëse e Deskut të këtij Divizioni.
Zyra për Komunikim Publik e qeverisë, tha se në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Mats Staffansson dhe Henrik Nilsson, Ministër këshilltar në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë.
Duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Suedisë dhe përkrahjen e vazhdueshme që është duke e bërë për zhvillimin e shtetit të Kosovës, Tahiri vlerësoi përfundimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.
Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës mbeten ende të privuar nga e drejta për të lëvizur lirë në Evropë, prandaj kërkoi mbështetje për liberalizimin e vizave.
"Republika e Kosovës si shtet i pavarur tashmë është duke luajtur rol të rëndësishëm si faktor paqeje dhe promovimi të fqinjësisë", tha Tahiri duke theksuar faktin se Qeveria e Kosovës ka kryer të gjitha detyrimet nga Dialogu i Brukselit.
Sipas saj, Serbisë i mungon vullneti politik për fqinjësi të mirë, duke marrë parasysh tendencat për zvarritjen e zbatimit të marrëveshjeve nga Dilaogu i Brukselit, të garantuara nga BE-ja".
Svenningsson rikonfirmoi mbështetjen e Suedisë për Kosovën në të gjitha planet, si dhe dakordimin për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë, me theks në bashkëpunimin ekonomik, vazhdimin e përkrahjes së shtetit suedez përmes Strategjisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim me Kosovën 2014-2020, si dhe mbështetjen për integrimet euro-atlantike për Kosovën.
"Suedia i jep mbështetje të fuqishme procesit integrues të Kosovës drejt Bashkimit Evropian si dhe në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit, si një mundësi e mirë për të promovuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin perëndimor", tha Svenningsson. /Kosovapress/
/Shqiptarja.com