PRISHTINË, 10 Qershor/ATSH/.- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka marrë premtim nga shteti i Zvicrrës për mbështetje në integrimin e komuniteteve, trashëgimisë kulturore dhe përmirësimin e jetës kulturore në Kosovë.
Këtë mbështetje Shala e siguroi gjatë një takimi sot me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty.
Në këtë takim siç edhe njofton kjo ministri përmes një komunikate për shtyp u bisedua për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Shala shprehu gatishmërinë e tij dhe të MKRS-së për të bashkëpunuar ngushtë më Zvicrën në fusha të ndryshme me interes për dyja palët.
Ndërmjet ministrit Shala dhe ambasadores Marty, u bisedua edhe për përpjekjet që po bëjnë institucionet e Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ambasadorja Marty tha se shteti i saj do ta mbështesë Kosovën në këtë proces./KosovaPress/k.s/