Delegacioni i deputetëve gjermanë nga komisioni për Parandalimin e Krizave zhvilluan këto ditë vizita në Kosovë e Serbi.
Ata biseduan me përfaqësues dhe njerëz nga organizata, parti politike, persona vendimmarrës, si dhe me shoqërinë civile, për të kontribuar dhe ndihmuar në shmangien dhe rritjen e tensioneve mes dy vendeve.
Deputeti gjerman Ottomar von Holtz tha se “ka një pjesë të madhe të popullsisë, sidomos gjeneratat e reja, që janë të lodhur me retorikën e vjetër të luftës. Ata dëshirojnë që, në vend se të ndiqet kjo logjikë e luftës dhe të vazhdojnë të jenë të ngrira marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, do të ishte më mirë që të shikohet e ardhmja dhe t'i kushtohet vëmendje nevojave personale të tyre dhe stabilitetit”.
Delegacioni i deputetëve gjermanë ka biseduar edhe me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe me kandidaten e LDK për kryeministre Vjosa Osmani dhe janë shprehur se ata e kanë një ide të qartë se si mund t'i zgjidhin problemet e Kosovës, problemet e brendshme dhe të drejtësisë.
Shpresa jonë, - tha Holtz, është që përmes këtyre proceseve do të mund të shohim një çtensionim të situatës së përgjithshme. Ne - tha ai, do bisedojmë me qeverinë federale për të bërë çdo përpjekje në mënyrë që të shmanget krijimi i çdo vakumi, që do të mund ta shfrytëzonin Rusia, Kina apo Turqia.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.5%
-
JO
49.4%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 1213
Lajme të tjera
-
Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve
24 Mars, 10:54
-
Si po shkon procesi i Kosovës për ndërrimin e targave serbe?
24 Mars, 07:58
-
Sot 24 vite nga nisja e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë
24 Mars, 07:45
-
Prishtina kërkon penalizimin ndërkombëtar të Serbisë
24 Mars, 07:19
-
Lista Serbe zbulon përse nuk merr pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në veri të Kosovës! Kurti akuzon Beogradin për ndërhyrje
23 Mars, 17:52
-
Zvicra luan kundër Bjellorusisë në Novi Sad, gazetari serb 'këshilla' për Xhakën: Mos të dalë në qytet, policia është gati
23 Mars, 17:28
-
Aksion simbolik në Kosovë, partia opozitare shkruan 'mesazhin' mbi makinën e kryetarit të Kuvendit
23 Mars, 15:38
-
Edhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën
23 Mars, 13:34
-
Kurti 'në analizë' para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Ohrin: Asociacioni? S'do ketë etno-nacionalitet si dikur, s'mund t’i shmang traktatet ndërkombëtare
23 Mars, 08:49
-
Blinken: Zbatimi i marrëveshjes, i hap rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin atë
23 Mars, 07:46
-
Skënder Minxhozi: Tre 'tabutë' kosovare që na bëjnë të ndjehemi keq
22 Mars, 21:14
-
Pas kompromisit të Ohrit, Kurti e konfirmon: Po, ka Asociacion në marrëveshjen evropiane
22 Mars, 21:07