Sezoni turistik, fluks pasagjerësh në Portin e Durrësit dhe të Vlorës! Shtohen sportelet për ardhjen e qytetarëve

Sezoni turistik dhe pushimet verore kanë shtuar fluksin e emigrantëve në Portin e Durrësit. Në port mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 2 tragete të linjës Bari-Durrës, edhe trageti i linjës Ankona-Durrës.

Në orët e mbrëmjes pritet të vijnë edhe 2 tragete të tjerë nga Bari. Në funksion 28 sportele për të përballuar fluksin e udhëtarëve, 18 për automjetet dhe 10 për udhëtarët.

Në total deri tani kanë mbërritur 3760 udhëtarë dhe 976 automjete. Priten edhe 3 mijë pasagjerë me tragetet e mbrëmjes. Kjo është konsideruar deri tani edhe si dita më e ngarkuar e korrikut deri tani.

Edhe në Portin e Vlorës ka pasur fluks të shtuar. Referuar edhe shifrave krahasuar me një vit më parë, deri tani vetëm në muajin korrik ka rreth 210 pasagjerë më shumë se e njëjta periudhe e vitit të kaluar. Numri i pasagjerëve deri me tani shkon ne 7806 pasagjerë, ndërsa një vit me parë për muajin korrik ishin rreth 7600 pasagjerë.

Referuar pasagjereve, një numër i konsiderueshëm janë edhe të huaj, italiane apo edhe të kombësive të ndryshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Greqi/Të dënuarit shqiptarë në nisin grevën në burgje: Na kanë shkelur të drejtat

Greqi/Të dënuarit shqiptarë në nisin grevën në burgje: Na kanë shkelur të drejtat