KOSOVË- Rastet e të infektuarëve në Kosovë nga COVID-19 vazhdojnë të ngelen alarmante pavarësisht masave të marra ndaj virusit si dhe numri i viktimave është rritur në krahasim më ditën e djeshme.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht kanë humbur jetën 8 pacientë, dhe se gjatë këtij harku kohor jane testuar, 2.178 persona ku kanë rezultuar pozitivë 767 prej tyre. 

Sipas institutit, rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Lajmi i mirë është se gjatë orëve të fundit janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 persona

 .