Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka folur sërish në lidhje me rritjen e çmimit të patentës në 85 mijë lekë të reja. I ftuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu ai theksoi se po synohet që të luftojnë fiktivitetin në tregun e autoshkollave. Edhe pse nuk do të ketë një rritje çmimi direkte për qytetarët për patentën, praktikisht takon që kjo rritje të jetë e tërthortë. Sidoqoftë Gonxhe thotë, është në dobi të qytetarëve dhe të shërbimit.
Goxhe rithekson se nuk ka nismë për të rritur çmimin por të rregullohet programi me më shumë cilësi.
“Se kuptoj pse është ky qejfi madh për ta shitur këtë gjë në këtë lloj forme. Nuk ka nismë për të rritur çmimin. Ideja është që e vetmja nismë (detyrë), misioni ynë, tagri ynë ligjor... DSHPTRR e vë përballë presionin të vazhdueshëm grupin e interesit të cilët kanë qenë në vështirësi në shumë aspekte për shkak se kanë qenë në konkurrencë të pandershme. Nga lloj lloj sekserësh. Beteja e tyre, kërkesat dhe presioni i tyre ka qenë karshi shtetit. Ta bëjmë programin me cilësi.”- thotë Goxhe.
Sa i takon tymnajës së krijuar, Gonxhe riktheksoi se nuk ka vend për panik, është e gjitha një çështje tatimore. Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion për këtë marrëveshje
“Meqenëse gazetarët e opozitës thotë vraponi se keni në datën 1 keni kohë, normale që do hapin panik. Pra është lehtësim për qytetarët tanë. Jam paraqitur te drejtoria e përgjithshme e tatimeve, është njohur me këtë dhe si referencë tatimore kanë paraqitur një sërë kostosh. Kjo s’do të thotë asgjë, s’ka thënë askush që qytetarët do paguajnë më tepër. Pra kjo është çështje tatimore.”- thotë Gonxhe.
G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.2%
-
Pak
40.7%
-
Aspak
31.1%
Vota total: 351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çmendet' avokati i Berishës dhe Metës: Dilni sot nga shtëpitë dhe vrisni patronazhistët! Nisin hetimet për Genc Gjokutajn, dosja në Prokurori
27 Korrik, 09:24
-
Në Himarë shpëtohen 2 turistë nga Guatemala, në Tiranë 5 gjermanë humbën rrugën teksa eksploronin malin
26 Korrik, 18:45
-
Klient ditën, hajdut natën! Kamerat kapin ‘mat’ 40- vjeçarin, vidhte dyqanet e celularëve në Tiranë
26 Korrik, 12:29
-
Tiranë/ Shkelën rregullat e qarkullimit, policia gjobit drejtuesit e patinave elektrike dhe këmbësore
25 Korrik, 14:29
-
Protesta e opozitës, bllokohet përkohësisht qarkullimi i makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës
25 Korrik, 08:43
-
Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari
24 Korrik, 20:45
-
E trishtë! 39-vjeçarja në Tiranë nxirret me plaçkat në rrugë: I jam dorëzuar Zotit, atje gjej paqe!
24 Korrik, 15:51
-
Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma
24 Korrik, 13:09
-
Këngëtarja Giusy Ferreri mesazh për fansat para koncertit: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik, ju pres në stadiumin 'Selman Stermasi'
24 Korrik, 09:20
-
Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore
24 Korrik, 08:02
-
Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik gjatë natës, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës
24 Korrik, 07:05
-
Merret vendimi: Abone falas për studentët edhe për vitin e ri akademik
23 Korrik, 12:00
Ti me këto teoritë e inovacionit të firmës tënde albarent.. thjesht po promovon të pasuruarit me drogë dhe ata qe te kanë blerë. Thjesht je rasti pas Arben Ahmetaj qe do kalosh në renie te lire
Përgjigju