Kostot e ndërtimit në fund të vitit 2023 u rritën me 4%! INSTAT: Ndikoi energjia elektrike dhe rritja e pagave

Kostot e ndërtimit në fund të vitit 2023 u rritën me 4%! INSTAT: Ndikoi energjia elektrike dhe rritja e pagave

Tirane- Tregu i pasurive të paluajtshme mund të përfshihet nga një valë tjetër shtrenjtimi, nëse i referohemi raportit të INSTAT i cili thotë se kostot e ndërtimit janë rritur edhe në tremujorin e fundit të vitit 2023. 

“Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 2023 arriti 114,8 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e katërt 2023 është 4,1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,0 %”, thuhet në raport.  

Shkaqet kryesore për këtë shtrenjtim referuar INSTAT, janë rritja e shpenzimeve për energjinë me 9% në raport me tremujorin e katërt të viti 2022 si dhe rritja e shpenzimeve për paga me 4.5%.

“Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 9,0 %, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 4,5 %, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 3,9 % secili, “Shpenzime materiale” me 3,3 % dhe “Shpenzime makinerie” me 1,5 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënoi rritjen më të lartë prej 4,4 %, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” me 3,4 % dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 2,1 %”, vijon më tej raporti i INSTAT.

Ndërtimi ishte i vetmi sektor që edhe në muajin e parë të këtij viti kishte pritshmëri pozitive sa i takon aktivitetit dhe çmimeve referuar raportit të Bankës së Shqipërisë për besimin në ekonomi. 

Ndërkohë vjet janë dhënë nga bashkitë 1602 leje ndërtimi, nga 1420 leje që u dhënë në vitin 2022, duke u rritur me 12%. Përpos rritjes së numrit të ndërtimeve, shtrenjtimi i banesave nuk po ndalon. 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja