Kotelja e vogël Keta shpëton
nga tumori, ja si duket sot ajo

Kotelja e vogël Keta shpëton<br />nga tumori, ja si duket sot ajo
Kotelja e vogël Keta, ka pasur një fillim pak të ashpër në jetë. 

E lindur në rrugët e New York-ut, Keta vuan nga tumori që e ka prekur atë në anën e majtë të fytyrës, i cili ia  bën tepër të vështirë jo vetëm të ngrënit por edhe i jep vështirësi për të marrë frymë.  
Nëse ajo do të ishte lënë e vetme me shumë siguri do të kishte ngordhur, por “NYC Pets” një klinikë veterinare, e mori atë nën kujdesin e tyre.
Nëpërmjet një fushate, disa vullnetarë mblodhën fonde që të siguronin operacionin e koteles së vogël. Por ekzistonte frika më e madhe.

Kotelja Keta mund të mos hante më, ose më e keqja që operacioni të shkonte keq dhe ajo të ngordhte. Por Keta ia doli mbanë. Pas një kohe të shkurtër, tumori ishte zhdukur dhe plagët e saj ishin zhdukur plotësisht. Tashmë ajo është si çdo mace tjetër. Mund të ha, të marrë frymë lehtësisht, të luaj, të fle.

Tashmë e vetmja gjë që i mungon është një shtëpi dhe një pronarë që të mund të mund t’i dhurojë asaj pak dashuri.
(Kotelja Kate pas operacionit)
(Kotelja Kate pas operacionit)

kotelja
(Kotelja Kate para operacionit)


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'