Kozma Dushi: Festivali i RTSH
një turp! Agim Hushi: Dështim!

Kozma Dushi: Festivali i RTSH<br />një turp! Agim Hushi: Dështim!
TIRANE- Festivali i 55 në RTSH u mbyll por kritikat kanë qenë të shumta.

Një ndër veteranët e këtij festivali, Kozma Dushi është shprehur se organizimi ka qenë i dobët ndërsa muzikantët plot stonatura.

Ndërkohë tenori Agim Hushi ka qenë dhe më i thellë në analizën e tij. I vetmi lavdërim i tij shkoi për orkestrën, kurse gjitha pjesa tjetër sipas tij ishte dështim.

Kozma Dushi
Miqt e mi…në 55 vite nuk më kanë zënë sytë festival më të dobët se ky…stonatura, ulëritje, cjerje, këng super të dobta…Nuk përmendën asnjë artist nga ne… Edhe me Vacen u tallën.
 
Nuk bëhet festival me atë që kan kanë vite që e sabotojnë atë festival….
 
Drejtori duhet të marri masa për këtë turp… duhet ti zhdukë ata muzikanët që u tallën me djersën tonë, Toninit, Luanit, Emërs, Irmës… etj


Agim Hushi
Me se fundmi, pas 25 vitesh mungese pata rastin te ndiqja nga ekrani festivalin e 55 te RTSH.
Ish tempulli i muzikes se lehte shqiptare per fatin tone tragjik ia kishte kaluar edhe tallavas per nga niveli i renies se lire.
Sinqerisht do ti kerkoja Thoma Gellcit te jepte dorheqjen po te isha dikush ne qeverine e Rilindjes.
Natyrisht kete se pres prej Dylqines tone te kultures, qe numeron vec suksese dhe qe tashme po shtron rrugen drejt parlamentit te ardhshem per ta ndritur dhe politiken.
Me erdhi vertet keq per Kasemin dhe dramen e tij personale: venien e tij ne nje skene te tille plot pergjegjesi ku me gjithe "suksesin e tij berlinez" sic e quajti ai veten e tij, ishte nje mjerim i dhimbshen.
Qe nga personaliteti skenik, aktrimi shterp, diksioni, pasiguria, papergatitja. Mjere Dhimiter Gjoka, Timo Floko, Reshat Arbana apo Robert Ndrekina si do jene ndjere duke e pare.
Prezantuesja bjonde qe solli ne skene nje vetsiguri tragjike, aq sa nuk iu drodh syri te hynte ne skene jo vetem me mbathje, (mbuluar me tyl ne fakt), por te konkuronte edhe vete Mary Lynn (jua rekomandoj ta degjoni kete grua se do tju shkrije gazit), me Habaneren e saj.
Ishte padyshim nje tregues se sa e papergjegjshme ishte ajo skene, sa poshte kishte rene tempulli shqiptar i muzikes se re.
Padyshim deshtimi muzikor ishte aq i ndjeshem sa jo vetem deshira per te mbyllur televizorin por edhe kujdesi per te ruajtur veshet nga tinguj aprofesionale, stonaturat qe ishin aq te shumta apo nga cirrjet, ishte prezent gjate gjith kohes qe "performohej".
Fonia dhe regjia televizive ishin vertet probleme evidente, duke ndikuar ndjeshem ne kete mjerim artistik te shenuar si festivali 55 i RTSH.
U ndjeva i trishtuar, i indinjuar dhe vendosa te mos hesht para kesaj drame kombetare, sic po ben per fat te keq, "elita" e artit tone me "cna duhet ne"
E turpshme, e pafalshme, e patolerueshme profesionalisht te mos jene me krijimtarin, pranine ne Juri apo asistencen e tyre profesionale Limoz Disdari, Shpetim Kushta, Enver Shengjergji, Agim Krajka e plot te tjere.
Ku eshte Irma Libohova Kaso, Myfarete Laze, Manjola Nallbani, Alban Skenderaj, Kozma Dushi, Bashkim Alibali....
Sic ben San Remo ku e reja nderthuret fuqishem me sigurine dhe dinjitetin e tradites dhe ku spektaklet ruajn dinjitetin dhe cilesine e tyre me fanatizem.
E patolerueshme te mos kete nje vokalist qe tu mesoje kengetareve si hapet goja, si ruhet regjistri, si mbahet ne kontroll intonacioni.
E pafalshme qe ne nje aktivitet kombetar nuk thirret nje regjisor apo koreograf per levizjet skenike ku te gjithe "kengetaret" bejne sic tu vij dhe shpesh behen qesharake me pafajsine e tyre.
Skenari i festivalit ishte i dobet: gjetje pa emocione, ne disa raste personalizime te skenes pa efekt dhe gati neveritese.
Si ekspert por dhe qytetar i ketij vendi u ndjeva i fyer per kete prezantim, ne te vertet ngjarje dramatike kombetare per kulturen....
Dhe po flas se me dhemb, fola se mundemi te jemi aq dinjitoz sa c'ishte Vacja, Ema, Tonini , Prodani, Feim Ibrahimi....
Dinjitoze ishte Orkestra Simfonike Rtsh Offical, dirigjentet ne trajtimin muzikor dhe publiku yne, qe din gjithmone te vlersoj sic beri me ngritjen ne kembe per kujtimin e Vace Zeles
Thoma Gellci e di mire se nje festival i tille, me kete cilesi do alarmonte shtetin e dikurshem.
Por per fatin tone, jo kete te sotmin.


(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre