KPA hap ‘Kutinë e Pandorës’, pranon dosjet e Enkelejda Hoxhës për lirimin e vrasësve nga burgu nga gjyqtarët e tjerë

KPA hap ‘Kutinë e Pandorës’, pranon dosjet e Enkelejda Hoxhës për lirimin e vrasësve nga burgu nga gjyqtarët e tjerë

Ish-gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxhës

TIRANË- Në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit vijon procesi gjyqësor për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e njohur për lirimin nga burgu të të dënuarve me burgim të përjetshëm, deri ku u arrestua në flagrancë nga SPAK, në shkurt të vitit 2021, duke liruar të dënuarin e radhës Saimir Petanin, në këmbim të 12 mijë eurove. Krahas arrestimit nga SPAK, Këshilli I Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Enkeleida Hoxhën në 17 mars 2021, me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, për shkelje të rënda gjatë lirimit të të dënuarve nga burgu.

Enkelejda Hoxha kundërshton në KPA pikërisht vendimin e KLGJ që e shkarkoi nga detyra, ndërsa çështja penale është një proces tjetër i ndarë. Në seancën e djeshme në KPA, Enkelejda Hoxha ka pranuar dosa shkelje dhe gabime, gjatë ndjekjes dhe zbatimit të procedurave për lirimin para kohe nga burgu të të dënuarve për vrasje. Por, sipas gjyqtares, këto shkelje janë të lehta dhe nuk përbëjnë shkak për t’u shkarkuar nga detyra. Për këto shkelje të pranuar, Enkeleida Hoxha ka kërkuar një marrëveshje me organin procedues.

Befasia e këtij procesi është se Enkelejda Hoxha ka deklaruar se shumë kolegë të saj gjyqtarë, kanë vepruar njolloi si ajo, duke liruar të dënuarit nga burgu. Hoxha ka deklaruar se Inspektori i Lartë të Drejtësisë ka operuar me dy standarde, duke proceduar atë, por jo gjyqtarët e tjerë, të cilët kanë konsumuar të njëjtat shkelje. Enkeleida Hoxha ka pretenduar se disponon dosje që provojnë se si gjyqtarë të tjerë, kanë vepruar ai ajo, ndërsa nuk janë proceduar. Gjyqtarja e Krujës ka kërkuar që KPA t’i administrojë këto dosje, të cilat janë refuzuar nga KLGJ-ja.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi sot se ka vendosur të pranojë si prova dosjet e pretenduara nga Enkelejda Hoxha, të cilat pritet të rrezikojnë disa gjyqtarë të tjerë, duke nxjerrë në pah skandale të reja të lirimit të të dënuarave nga burgu.

“Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të administrojë fashikujt e procedimit disiplinor të Këshillit të Lartë Gjyqësor të depozituar në Kolegj, si dhe pranojë në cilësinë e provës aktet e reja të depozituara nga ankuesja gjatë seancës së sotme gjyqësore”, njofton KPA. Seanca e radhës gjyqësore në KPA do të mbahet në 10 maj 2022.

Enkelejda Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Gjyqtarja ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.

Gjyqtare liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën "UFO" nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek Komuna e Parisit. Në fund, Enkelejda Hoxha po lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por këtë herë SPAK e arrestoi gjyqtaren në sallën e gjyqit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë