KPA shkarkon nga detyra kreun e Administratives së Apelit të Tiranës

Kryetari i Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, Kastriot Selita

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, Kastriot Selitën.

Selita u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por u përball sërish me vetingun pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin.

Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të KPK, për konfirmimin në detyrë të Selitës, me pretendimet se përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pasurinë dhe aftësitë profesionale të kryegjyqtarit Kastriot Selita ishin të gabuara.   

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Frika nga varianti Delta, a është momenti i vaksinimit me detyrim për kategori të caktuara të popullatës ?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Flutura Açka përlotet në 'Pa protokoll' për të birin e ndjerë: Njeri i bukur që më tregoi si përballohet vdekja