Të enjten e ardhshme, 3 tetor ora 12:00, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do kalojë në Vetting gjyqtarin e Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari. Po të enjten e ardhshme, KPK do shqyrtojë edhe dosjen e gjyqtarit të Administratives së Shkodrës, Ahmet Jangulli, i cili gjithashtu është anëtar i KED. Seanca për të do zhvillohet në të njëjtën ditë, por në orën 09:30.
Gjyqtarët do t'i nënshtrohen Vettingut për tre komponentë pasurinë, integritetin moral dhe aftësitë profesionale. Seancat e KPK rikthehen pas një pushimi dy mujor.
Komente

