Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje 17 partive politike që të kthejnë lekët që kanë marrë nga buxheti i shtetit për partitë politike për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
KQZ njofton se, në zbatim të nenit 87 të Kodit Zgjedhor, partitë politike që kanë fituar jo më pak se 0.5 % të votave të vlefshme në shkallë vendi, në zgjedhjet e datës 21 Qershor dhe që kanë marrë paradhënie më shumë fonde se llogaritja përfundimtare e bërë nga KQZ në vendimin nr. 967 të datës 10.08.2015, duhet të kthejnë fondet në buxhetin e shtetit.
Deri tani janë 17 parti politike të cilat ende nuk kanë kthyer paratë në buxhetin e shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përdorur të gjitha rrugët e komunkimit zyrtar për t’i njoftuar këto parti për detyrimin që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.
Këto parti në zgjedhjet e fundit të 21 qershorit nuk e kanë kaluar pragun prej 0.5% të votive në rank kombëtar. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore llogaritja bëhet mbi bazën e votave të marra për këshillat vendorë në shkallë vendi.
KQZ duke u kërkuar këtyre partive debitore që të zbatojnë Kodin Zgjedhor të kthejnë fondet e buxhetit të shtetit brenda datës 10 nëntor 2015, pasi në të kundërt këto parti humbasin të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet dhe nuk do të regjistrohen si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, as vetëm e as si pjesëtare e ndonjë koalicioni.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

| NR. | EMËRTIMI I PARTISE POLITIKE | KRYETARI I PARTISE |
FONDI QË DUHET TË KTHEHET (LEKË) |
| 1 | Partia Demokracia Sociale | Paskal Milo | 1,321,336 |
| 2 | PartiaAgrare Ambjentaliste e Shqipërisë | LufterXhuveli | 685,437 |
| 3 | Partia Republikane | FatmirMediu | 661,159 |
| 4 | PartiaBashkimi Liberal Demokrat | Arian Starova | 538,424 |
| 5 | Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë | MhillGecaj | 458,261 |
| 6 | Partia Balli Kombëtar | AdriatikAlimadhi | 237,515 |
| 7 | Aleanca Popullore | ArturDojaka | 83,333 |
| 8 | Partia e Punës e Shqipërisë | MuharremXhafa | 83,333 |
| 9 | Partia e Pajtimit Kombëtar | Spartak Dobi | 83,333 |
| 10 | Partia e Reformave Demokratike Shqiptare | SkenderHalili | 83,333 |
| 11 | Partiapër Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve |
YmerKurti | 83,333 |
| 12 | Partia Ardhmëria Shqiptare | EminSubashi | 83,333 |
| 13 | Partia Demokracia e Re Europiane | KociTahiri | 83,333 |
| 14 | Partia e të Drejtave të Mohuara | IlirVata | 83,333 |
| 15 | Partia e të Drejtave të Mohuara e Re | FatmirHoxha | 83,333 |
| 16 | Partia Konservatore Shqiptare | Armando Ruco | 83,333 |
| 17 | Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar | Dashamir Shehu | 2,643 |
| TOTALI | 4,738,115 |
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

VIDEO