KQZ, 2.8 milion lekë për asgjësimin e fletëve të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përdorë rreth 2.8 milion lekë për asgjësimin e fletëve të votimit, si dhe hapjen e kutive të votimit të përdorura në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013.
Vendimi u miratua sot në mbledhjen e KQZ-së me votat e katër anëtarëve të pranishëm, të cilët vendosën që kostoja financiare për këtë proces të jetë më e ulët se sa ajo e parashikuar, në një vendim të mëparshëm të KQZ-së, në shkurt 2014.

KQZ diskutoi sot rreth një ndryshimi në vendimin e mësipërm, sipas të cilit fatura financiare për këtë proces, e përllogaritur nga administrata zgjedhore e KQZ-së kapte shifrën e rreth 4.5 milion lekëve. Por, kjo kosto u vlerësua e lartë nga ministria e Financave, duke e detyruar Komisionin të përcaktojë një faturë të re, e cila shkon në rreth 2.8 milion lekë.
Sipas kodit zgjedhor (neni 178), KQZ ka detyrimin të hapë të gjitha kutitë e votimit gjashtë muaj pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Ky nen përcakton gjithashtu dhe kompetencën për mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit.

Praktika e deritanishme ka njohur vetëm formën e djegies, por me ndryshimet e bëra në kod kjo formë nuk është më e detyrueshme dhe as e vetmja mundësi. Ndaj administrata vlerësoi si mënyrë asgjësimi me anë të riciklimit të letrës, e cila nuk ka pasoja për ambientin dhe që mund të sjell përfitime materiale. /ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)