TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përdorë rreth 2.8 milion lekë për asgjësimin e fletëve të votimit, si dhe hapjen e kutive të votimit të përdorura në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013.
Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së
KQZ-së me votat e katër anëtarëve të pranishëm. Sipas anëtarëve ky vendim do të ketë kosto financiare më të ulët se ajo e parashikuar, në një vendim të mëparshëm të KQZ-së, në shkurt 2014.
Në mbledhjen e KQZ u diskutua ndryshimi i kostos lidhur me asgjësimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 23 qershorit, ku fillimish fatura financiare për këtë proces, e përllogaritur nga administrata zgjedhore e KQZ-së kapte shifrën e rreth 4.5 milion lekëve. Kjo shifër u konsiderua e lartë nga ana e Ministrisë Financave, duke bërë kështu që KQZ të përcaktojë një faturë të re, e cila shkon në rreth 2.8 milion lekë.
Sipas kodit zgjedhor (neni 178), KQZ ka detyrimin të hapë të gjitha kutitë e votimit gjashtë muaj pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Ky nen përcakton gjithashtu dhe kompetencën për mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit.
Nga praktika e deritanishme është njohur vetëm forma e djegies, por me ndryshimet e bëra në kod kjo formë nuk është më e detyrueshme dhe as e vetmja mundësi. Në këtë kuadër administrata vlerësoi si mënyrë asgjësimi me anë të riciklimit të letrës, e cila nuk ka pasoja për ambientin dhe që mund të sjellëpërfitime materiale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
48.2%
-
Jo
49.7%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 1400 emigrantë brenda 17 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32