Sipas relacionit të projektvendimit që pritet të shqyrtohet dhe miratohet mbledhjen e së hënës, në rast se vendoset mënyra e djegies, atëherë KQZ mund të marrë menjëherë vendim edhe për datën e fillimit të procesit të hapjes së kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore, ndërsa në rast se përzgjidhet mënyra e riciklimit, atëherë ky proces duhet ti nënshtrohet fillimisht procedurave të përcaktuara në ligjin nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për Ankandet Publike”, i ndryshuar. Me anë të këtij ligji do të përzgjidhet kompania e cila do të kryejë këtë proces.
Në rast se kjo procedurë realizohet dhe KQZ nuk do ta ketë të nevojshme të vlerësojë forma të tjera asgjësimi, atëherë KQZ do të marrë vendimin për caktimin e datës për fillimin e procesit të hapjes së kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore. Sipas relacionit, praktika e deritanishme ka njohur vetëm formën e djegies për asgjësimin e fletëve të votimit, pasi ishte e përcaktuar në mënyrë taksative në Kodin Zgjedhor.
Hapja e kutive
Katër anëtarët e KQZ pritet që të miratojnë edhe projektvendimin për shpenzimet buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në 23 qershor. Ky proces pritet që të kushtojë plotë 30 milionë lekë të vjetra dhe si procedurë pritet që të zgjasë për 60 ditë. Sipas Kodit Zgjedhor 6 muaj pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, KQZ-ja hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit, dokumentacionin që ndodhet në kutitë e materialeve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij.
Në proçesin e hapjes së 11500 kutive (përfshirë këtu edhe kuti të zgjedhjeve të pjesshme), të cilat duhen pastruar e sistemuar, si dhe një sasi e madhe fletë votimi dhe materiale të tjera zgjedhore të cilat duhet të sistemohen e seleksionohen në përputhje me kërkesat ligjore, është menduar që procesi të realizohet për një periudhë kohore 45 ditë pune.
Buxheti për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të 23 qershor
PERSONEL
-Punetorë 2,052,000 kosto mijë lekë
-Supervizorë 688,500 kosto mijë lekë
BAZE MATERIALE
-Solucion per heqjen e etiketave (neft ëhite spirit) 59 750 mijë lekë
-Solucion larës (forte casa) ose sgrasatore 40,000 mijë lekë
-Thasë plastmasi për mbeturina copë 30,000 mijë lekë
-Copa për pastrim 8 0,000 mijë lekë
-Doreza pune 4,000 mijë lekë
-Sfungjer pastrimi 8,000 mijë lekë
-Fshesa plastike për pastrim mbeturinash 4,000 mije lekë
-Bishta fshese 2,000 mije lekë
-Sapun likuid për pastrimin e duarve 7,500 mijë lekë
-Dosje me lidhse për sistemimin e dokumentacionit 40,000 mijë lekë
-Zarfe A3 për sistemimin e dokumentacionit 20,000 mijë lekë
TOTALI 3,035,750 mijë lekë
Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)