Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije, se, si organi kompetent për administrimin verifikimin dhe zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin për funksionet publike, do të nisë procedurat për zëvendësimin e 53 këshilltarëve bashkiakë, pasi ata nuk kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit. Në kuadër të zbatimit të këtij detyrimi ligjor KQZ ka ngritur strukturën e posaçme për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit dhe ka pranuar depozitimin e 1828 formularëve nga 1836 funksionarë që kanë detyrimin sipas këtij ligji,deri në datën 4 maj e cila ishte data e fundit, për pranimin e formularëve. Formularët e vetëdeklarimit janë regjistruar në regjistrin e veçantë me numrin unik të identifikimit.