KQZ: Akti për ZAZ nuk mori votat
e nevojshme, iu drejtuam Kolegjit

KQZ: Akti për ZAZ nuk mori votat <br />e nevojshme, iu drejtuam Kolegjit
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili pranoi dje kërkesën e administratës së KQZ për 89 Zona Administrative Zgjedhore në gjithë vendin. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj u shpreh se akti për ndarjen e ZAZ-ve nuk mori votat e duhura në KQZ, prandaj iu drejtuam Kolegjit Zgjedhor duke theksuar se Kolegji i dha të drejtë administratës së KQZ-së dhe vendosi 89 ZAZ për zgjedhjet e 23 qershorit të ardhshëm.

"Ky Komision ka shqyrtuar një numër të konsiderueshëm aktesh të cilat i shërbejnë proçesit parazgjedhor në vendin tonë. Konkretisht gjatë periudhe janë miratuar 13 akte nënligjore, vendime dhe udhëzime me konsensus të të gjithë anëtarëve të Komisionit. Ndërsa dy akte nënligjore të cilat kërkonin shumicë të cilësuar nuk u arrit të miratohen, për shkak se këto akte nuk morën numrin e votave të kërkuara nga ligji.
Për njërin nga këto akte konkretisht për atë që kishte të bënte me ndarjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, siç jeni në dijeni pas shqyrtimit nga Kolegji Zgjedhor ditën e djeshme, ky i fundit i dha të drejtë projektit prej 89 Zonave të Administrimit Zgjedhor të paraqitur nga Administrata e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve”, u shpreh zëdhënësja e KQZ-së.

Më tej Hoxhaj ka përmendur një nga vendimet e miratuara nga ky Komision, ai për hapjen e proçedurave për tenderimin e dy projekteve për aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme, sipas KQZ-së një projekt pilot sipas të cilit këto proçedura do të mbyllen në fund të muajit janar.

Sipas Hoxhajt viti që sapo kemi nisur është një vit zgjedhor dhe KQZ po punon intesivisht dhe ky institucion është i angazhuar plotësisht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.

"Viti që sapo kemi nisur që është edhe viti zgjedhor e gjen Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve tërësisht të angazhuar dhe është duke punuar intensivisht për miratimin e projektvendimeve të rëndësishme sipas planit të orientues të miratuar nga ky komision për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente brenda afateve ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor", theksoi Hoxhaj.

Kolegji Zgjedhor vendosi dje të pranojë pjesërisht ankimimin e Partisë Demokratike për marrjen e një vendimi mbi ndarjen e ZAZ-ve, pas dështimit të arritjes së kuorumit të nevojshëm në KQZ. Por Kolegji hodhi poshtë kërkesën e PD-së për të çuar në 100 nr. e ZAZ-ve, duke pranuar kështu kërkesën e administratës së KQZ-së prej 89 ZAZ.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit