KQZ: Ambasada amerikane, 26 vëzhgues në zgjedhje

/ATSH-Anila Struga/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi të martën procesin e akreditimit të vëzhguesve, vendas dhe të huaj, që do të monitorojnë zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Kështu, në mbledhjen e sotme, KQZ miratoi kërkesën e paraqitur nga organizata "Vlora New Generation" për akreditimin e 16 vëzhguesve afatshkurtër, si dhe kërkesën e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV) për akreditimin e 102 vëzhguesve afatgjatë për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
KQZ akreditoi gjithashtu dhe një numër vëzhguesish të huaj, përfaqësues të selive diplomatike të akredituara në Tiranë. Kështu, institucioni zgjedhor miratoi kërkesën e Ambasadës Amerikane në Tiranë për akreditimin e 26 vëzhguesve afatshkurtër dhe të 36 përkthyesve; kërkesën e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë për akreditimin e dy vëzhguesve afatshkurtër dhe të një përkthyesi, si dhe kërkesën e Ambasadës Çeke në Shqipëri për akreditimin e tre vëzhguesve afatshkurtër dhe të dy përkthyesve.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete