KQZ anulon lekët për partitë e
vogla, Ndoka: Jeni ushtarë të PD-së
Ligji i ri për partië përcakton se forcat politike që marrin mbi 10 mijë vota përfitojnë nga 20 % të fondit për partitë politike, por kjo nuk u prnaua nga KQZ, e cila hodhi poshtë dje kërkesën e pesë partive të vogla për të bërë ri-shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi poshtë dje kërkesën e pesë partive të vogla për të bërë ri-shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike. Në një mbledhje që kishte rëndësi të madhe për partitë e vogla si PSD, PDS, PDK ku vetë kryetarët e tyre ishin në sallë, PD-ja ishte e para e cila e kundërshtoi këtë kërkesë të tyre duke theksuar se nuk ekziston baza ligjore. Por rrëzimi i kësaj kërkese nga ana e
KQZ-së solli edhe acarimin e kreut të PDK-së Nard Ndoka i cili iu drejtua në sy tri anëtarëve të KQZ-së të zgjedhur nga Partia Demokratike duke i akuzuar si ushtar të bindur të PD-së. “KQZ që nuk voton ligjin ju jeni. Jeni bërë më keq se Edi Rama. Ju jeni ushtar të vegjël partie, turp t’ju vijë!”, akuzoi Nard Ndoka. Pavarësisht se këto akuza u bënë në momentin kur mbledhja kishte përfunduar, asnjë nga tri anëtarët nuk iu kundërvu Ndokës, por i thanë atij “faleminderit”.
MbledhjaNë fillim të mbledhjes Skënder Gjinushi foli në emër të partive firmëtarë për rishpërndarjen e fondeve vjetore për Partitë Politike. Në fjalën e tij ai theksoi se ndryshimi i bërë në ligjin “Për partitë politike” ishte i nevojshëm pasi bën shpërndarjen e fondeve në mënyrë të barabartë. Sipas tij, me ligjin e vjetër, mjaftonte që një parti të kishte deputet në Kuvend mund të merrte para nga fondi i shtetit për partitë politike ndërsa tani kjo shpërndarje bëhet nëpërmjet votave që merr çdo subjekt zgjedhor. “Pas dushkut të 2005 financimi bëhej në bazë të mandateve. Me ndryshimin e sistemit zgjedhor në vitin 2008 duheshin bërë edhe këto ndryshime në ligj. Ishte e padrejtë që partitë brenda koalicionit që nxirrnin një deputet dhe që kishin më pak vota se ne merrnin 60-70 milion lekë, ndërsa ne që kemi më shumë vota nuk merrnin asgjë pasi votat tona shkonin për mandatin brenda koalicionit”,- theksoi Gjinushi.
Por pas përfundimit të fjalës nga ana e kreut të PSD-së, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti e kundërshtoi këtë kërkesë të tyre me “lezet” duke theksuar se rishpërndarja e fondeve duhet të bëhet pasi të merret konsensusi nga të gjitha partitë parlamentare dhe për këtë duhet më shumë kohë. Por Partia Socialiste nga ana e saj u shpreh se fondet vjetor për partitë politike duhet të ndahen në bazë të kërkesës së bërë nga ana e PSD-së. Konkretisht në kërkesë thuhej se fondet për periudhën e mbetur të vitit, 9 muaj, parat duhet të shpërndahen në 12 subjekte politike pasi ligji parashikon edhe partitë që kanë mbi 10 mijë vota. Veç, përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salijani theksoi se rishpërndarja e fondeve të përfshi të gjithë vitin kalendarik, pra të filloi nga data 1 janar.
Shkrimi u publikua sot 30 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.6%
-
Jo
46.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6929
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32