KQZ apel partive: Dërgoni
komisionerët në trajnim

KQZ apel partive: Dërgoni<br />komisionerët në trajnim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) njoftoi sot se të mërkurën nis trajnimin i komisionerëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor(KZAZ).

Me këtë rast KQZ ripërsërit apelin ndaj partive politike që të ndikojnë tek komisionerët qe të marrin pjesë aktive në programin trajnues.

Sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj, 54 trajnerë të angazhuar nga KQZ do të realizojnë sesionet e trajnimit për 720 komisionerë të nivelit të dytë, në 54 vende trajnimi, sipas skemës së hartuar nga ky institucion.

Pavarësisht masave organizative që KQZ ka ndërmarrë për realizimin me sukses të trajnimit, KQZ i kërkon partive politike angazhim serioz dhe bashkëpunim, për të dërguar komisionerët e propozuar prej tyre në trajnim, pasi vetëm komisionerë profesionalë dhe njohës të mirë të procedurave ligjore, janë garancia për mirëadministrimin e procesit zgjedhor.

Pjesëmarrja e komisionerëve të KZAZ-ve në trajnimin e organizuar nga KQZ është detyrim ligjor, sikundër mospjesmarrja e tyre apo moskalimi i testimit të njohurive, përbën shkak për shkarkimin e tyre nga detyra e anëtarit të KZAZ-së, deklaroi zëdhënësja.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige