KQZ: Artan Gaçi dhe Prenga nuk
preken nga ligji i dekriminalizimit

KQZ: Artan Gaçi dhe Prenga nuk<br />preken nga ligji i dekriminalizimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron përse nuk ka kërkuar hetim të mëtejshëm për deputetet dhe kryebashkiakët, pavarëisht se në formularët e dekriminalizimit kishin shënuar shkelje ose vepra penale.
 
Sipas KQZ që është paditur nga prokuroria pikërisht për këtë fakt, veprat e kryera në të shkuarën nga të zgjedhurit, nuk parashikohen në ligjin e dekriminalizimit.
 
19 deputetet kanë shënuar në formularët e dekriminalizmit se kanë pasur probleme në të shkuarën, por nuk preken nga ligji, mes tyre Artan Gaçi dhe Armando Prenga, që janë lakuar ditët e fundit nga opozita.
 
11 kryebashkiakë po ashtu, por asnjëri prej tyre nuk rrezikon mandatin.
 
KQZ pohon se pavarësisht se një pjesë e deputetëve dhe kryebashkiakëve kanë fshehur të dhëna në formula, të dhënat gjyqësore flasin për krime që nuk u rrezikojnë mandatin.
 
KQZ hedh poshtë dhe akuzën tjetër se ka pranuar formularë përtej afateve kushtetuese.
 
Sipas saj bëhet fjalë vetëm për riplotësim të dhënash në formularë, ndër to dhe ish kryeministri Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg