KQZ, Basha-aleatët: S'regjistrohemi
më 7 maj protestë kombëtare në Kavajë

KQZ, Basha-aleatët: S'regjistrohemi<br />më 7 maj protestë kombëtare në Kavajë
Koalicioni opozitar ka konfirmuar zyrtarisht qëndrimin e saj për mosregjistimin në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme mes partive aleate demokrate është vendosur që nuk do të regjistrohen deri sa të arrihet kushti i tyre kryesor për krijimin e qeverisë teknike që do të siguronte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Opozita ndodhet në ditën e 52 të protestës  ku kushti i saj kryesor për daljen nga çadra përballë kryeministrisë është qeveria teknike  dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Sot afati i fundit i partive politike për t'u regjistruar në KQZ
Qëndrimi i zyrtar i opozitës vjen vetëm pak orë nga skadimi i afatit për regjistrimin e partive politike në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 18 qershor. 

Ora 24:00 e kësaj të hëne edhe skadimin e afatit ligjor. Neni 64, pika 1 e kodit zgjedhor parashikon që çdo parti duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Në KQZ, deri tani janë regjistruar 31 parti, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. 

Ndërkohë, kryetari i KQZ, Denar Biba ka paralajmëruar se do të kërkojë shtyrjen e afatit ligjor për regjistrimin e partive me 19 ditë, për t'i dhënë një mundësi të dytë PD-së dhe partive opozitare. 

Opozita: Më 7 maj protestë kombëtare në Kavajë
Ndërkohë ashtu siç e kanë paralajmëruar edhe më parë, opozita nuk do të marrë pjesë as në zgjedhjet e Kavajës.

Ata janë shprehur se në datën 7 maj, kur do të mbahen edhe zgjedhjet e pjesshme për kreun e Bashkisë së Kavajës, opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare në këtë qytet.

Burime pranë PD bëjnë me dije se protestuesit do të mbërrijnë në Kavajë ditën e shtunë, një ditë para zgjedhjeve, për t'u përgatitur për protestën e cila mësohet se do të jetë paqësore. 

Megjithatë, burime pranë selisë blu bëjnë të ditur se protestuesit e opozitës do përpiqen të bllokojnë procesin e votimit. 

Redaksia Online
(b.k-l.q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg