KQZ, Biba letër Llallës: PD do 
të bllokojë zgjedhjet në Kavajë

KQZ, Biba letër Llallës: PD do <br />të bllokojë zgjedhjet në Kavajë
Nisur nga paralajmërimet e opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike për protesta dhe mosbindje civile, 2 ditë para zgjedhjeve në Kavajë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër ku i kërkon kryeprokurorit Adriatik Llalla që Prokuroria të jetë vigjilente.

Në letër shkruhet se PD do të bllokojë zgjedhjet në Kavajë përmes turmave, për këtë arsye Prokuroria duhet të marrë çdo masë të nevojshme për të monitoruar incidentet e mundshme që mund të ndodhin gjatë protestave.
 
"Në këtë kontekst, me vlerësimin se ndajmë të njëjtin shqetësim ndonëse jo të njëjtën përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve do të kërkonim prej jush të merrni cdo masë që mund të konsiderohet e nevojshme dhe e arsyeshme në respektim të ligjit për të monitoruar ekseset e mundshme të mund të ndodhin gjatë protestave”.
 
Mësohet se letra i është dërguar kryeprokurorit Llalla pasditen e djeshme. Në letrën që KQZ i dërgon Prokurorisë së Përgjithshme i përcjell Prokurorisë dhe shqetësimin e Policisë përsa i përket sigurisë.  

"Vërejmë me shqetësim të madh pamundësinë e forcave të policisë së shtetit për të qenë të pranishme ditën e zgjedhjeve në qytetin e Kavajës në mënyrë që të sigurohet e drejta e votës" mbyllet letra. 

Basha: Marshim popullor në Kavajë, nga aty "bie" qeveria 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë nga çadra e PD-së është shprehur se nga Kavaja do të bjerë simbolikisht Republika e Vjetër, siç e quajti ai, pasi ushtria paqësore e republikës së re po nis marshin e saj të pandalshëm.
 
“Përballja e parë është ditën e diel, në kryeqytetin e lirisë, kryeqytetin e demokracisë, në Kavajë. Nga Kavaja le të përhapet lajmi i mirë se republika e vjetër, fasada e republikës së vjetër, është një tigër letre, grusht kriminelësh, pushtetarësh të korruptuar e oligarkësh. Nga kavaja le ta mësojë çdo shqiptar, mik i huaj, dashamirës i republikës së re dhe kundërshtarët e Republikës së re se në 7 maj rrëzojmë republikën e vjetër në Kavajë“, tha Basha. 

“Jo bllokim të votimit”, FNSH e Antiterrori zbresin në Kavajë
Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për ditën e zgjedhjeve në Kavajë.

Oficerë të policisë në Kavajë, oficerë operacionalë nga Policia e Shtetit, FNSH-ja dhe oficerët e anti-terrorit do të angazhohen ditën e Dielë për të shmangur çdo incident.

Burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se prej ditës së mërkurë forcat operacionale ndodhen në Kavajë për të zbatuar planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit. Është lënë porosi që patrullat e policisë do të jenë me nga 3-4 efektivë.

Gjithashtu nuk do të lejohen të ketë protesta apo grumbullime të partive politike pranë qendrave të votimit dhe numërimit. 

Letra e plotë e KQZ drejtuar Prokurorisë
“Me shkresën nr. 589 date 28.04.2017 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit vihemi në dijeni të administrimit te disa informacioneve që kanë të bejnë me zhvillimin e tubimeve grumbullimeve, protestave nga simpatizantëte e Partisë Demokratike dhe bllokimin e KZAZ nr 42, për administrimin e proçesit zgjdhor në datat, 6 dhe 7 maj 2017.

Me shqetësim konstatojmë se e drejta e tubimit që është një e drejtë kushtetuese, në këtë rast bie ndesh me të drejtën e votës e cila dhe kjo është një e drejtë kushtetuese.

Në respekt të kësaj të drejte kushtetuese, Kodi Zgjedhor, ka parashikuar në Nenin 77 të tij, periudhën e fushatës dhe të heshtjes zgjedhore.

Sipas kësaj dispozite, dita përpara datës së zgjedhjeve është data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore.

Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.

Gjithashtu vërejme me shqetësim të madh pamundësinë e forcave të policisë së shtetit për të qenë të pranishme ditën e zgjedhjeve në qytetin e Kavajës në mënyrë që të sigurohet e drejta e votës.

Në këtë kontekst, me vlerësimin se ndajmë të njëjtin shqetësim ndonëse jo të njëjtën përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve do të kërkonim prej jush të merrni cdo masë që mund të konsiderohet e nevojshme dhe e arsyeshme në respektim të ligjit për të monitoruar ekseset e mundshme të mund të ndodhin gjatë protestave”.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal