KQZ çon sot në Gjendjen
Civile dy raportet e auditëve
Pas një mbledhje maratonë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka gjetur dot një variant konsensual të raportit të auditit të listës paraprake të zgjedhëseve. Gjatë ditës së sotme ky instutucion pritet që të çojë të përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, gjetjet dhe rekomandimet përkatëse të dy auditëve.
TIRANE-Pas një mbledhje maratonë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka gjetur dot një variant konsensual të raportit të auditit të listës paraprake të zgjedhëseve. Gjatë ditës së sotme ky instutucion pritet që të çojë të përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, gjetjet dhe rekomandimet përkatëse të dy auditëve,lidhur me problematikën e hasur gjatë punës së tyre për verifikimin e procesit të hartimit të listave të zgjedhësve.
KQZ, do të caktojë gjithashtu edhe periudhën e ardhshme një mujore që do të auditohet si dhe afatin për dorëzimin e raportit të përpiluar nga auditët teknicienë.
Ky raport do të jetë i përmuajshëm deri në afatin që e ka përcaktuar Kodi Zgjedhor që listat e zgjedhësve të kontrollohen nga auditët dhe çdo rast i dyshuar si i dubluar duhet të përcillet pranë KQz. Ndërkohë që drejtuesit e pushtetit vendor kanë si për qëllim që çdo muaji të nxjerrin listat e reja të rishikuara pas gabimeve të konstatuara nga vetë zgjedhësit lidhur me emrat e tyre, adresat e banimeve apo dhe përcaktimit të zonave të votimit.
Shifrat e ndryshme të dy auditëve të zgjedhur nga KQZ për verifikimin e listave zgjedhore u kthye në “mollën e sherrit” për 5 orë dje në KQZ. Ndërkohë që auditët paraqitën detaje, por dhe
gafa që ishin bërë, duke konstatuar mjaft dublime, gabime në shkrimin e emrave me shenja dalluese etj.
Konkluzionet e auditeve
PD: Rekorde të dyshuara të dubluara në shifrën 43.186
PS: Rekorde të dyshuara të dubluara në shifrën 65.702
PD: Zgjedhësit me moshë mbi 100 vjeç, 1057 persona
PS: Zgjedhësit me moshë mbi 100 vjeç, 1189 persona
PD: Numri i QV me numër zgjedhësish jashtë kufijve ligjorë: 688
PS: Numri i QV me numër zgjedhësish jashtë kufijve ligjorë: 2676
PS: 6479 rekorde në rubrikat e të cilave janë përdorur shenja të pikësimit të pa lejuara nga ana drejtshkrimore dhe sintaksore.
PS: 2676 qendra votimi nuk janë përcaktuar adresat për zgjedhësit
(ah/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
PD: PS rendit Doshin në opozitë, kërkon të marrë numëruesin
14 Janar, 15:14
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç
12 Janar, 17:50
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
Celibashi sërish thirrje Kuvendit: Ndryshoni kodin zgjedhor për kthimin e votës së diasporës! PD pro, ‘joshet’ me numëruesit në KQZ
11 Janar, 13:09
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53