KQZ certifikon Tiranën, shpall
zyrtarisht fitues Erion Veliajn

KQZ certifikon Tiranën, shpall<br />zyrtarisht fitues Erion Veliajn
TIRANË- Është krejtësisht rastësi por fati por drejtuesin e Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme u përcaktua sërish me datën 8 korrik. Katër vite më parë ishte Kolegji Zgjedhor, i cili dha vendimin final të procesit ankimues për drejtimin e Bashkisë së Tiranës ku u shpall Lulzim Basha, dhe sot fiks katër vite më pas KQZ shpalli fitues të kësaj gare kandidatin e së majtës Erion Veliaj.
 
Ndryshe nga katër vite më parë kur procesi ndoqi një rrugë të gjatë ankimore, kësaj radhe rezultati u parashkrua që në krye të herë në orët e para të numërimit të votave, ku rezultati u parashikua që në fillim me votat që tregonin fitoren e ndjeshme të kandidatit të ASHE.
 
Vendimi për shpalljen fitues të Erion Veliajt u miratua unanimisht nga të 7 anëtarët e KQZ-së, por tabela e rezultateve përmbledhëse për këshillin bashkiak u shty për këtë të enjte për shkak të pretendimeve të ngritura nga LSI për procesin e numërimit të votave në disa Qendra Votimi.


Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot