KQZ certifikon zgjedhjet: Fiton
e majta me 83 deputetë

KQZ certifikon zgjedhjet: Fiton<br />e majta me 83 deputetë
TIRANË - Një muaj e gjysmë nga zhvillimi i zgjedhjeve të 23 qershorit, pas shumë senacash rinumërimesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje rezultatin përfundimtar zyrtar të tyre, saktësisht projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013, të datës 23 Qershor 2013”.

Sipas rezultateve, del fitues koalicioni i majtë, Aleanca për Shqipërinë Europiane, i cili do të ulë në Kuvendin e Shqipërisë 83 deputetë, ndërsa koalicioni i djathtë i Aleancës për Mirëqenie dhe Punësim do të ulë në Kuvend 57 deputetë.

Aleanca për Shqipërinë Europiane ka marrë 313 227 vota më shumë se koalicioni i djathtë, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. Në 12 qarqe ASHE gjithsej ka marrë 713 407 vota (41, 36)%, ndërsa PD ka marrë 528 373 vota. Ndryshe, ASHE ka marrë 57,63% të votave, ndërsa APMI, 39,46%.

REZULTATET SIPAS PARTIVE
Koalicioni i majtë: 
PS, Partia Socialiste del forca e parë politike në vend, pasi ka fituar 65 mandate deputeti, konvertuar në 713 407 vota, 41, 36 %.
LSI 16 mandate, të konvertuara në 180 470 vota ose në përqindje 10,46%.
PBDNJ 1 mandat, i konvertuar në 14,722 vota.
Partia Kristian Demokrate, 1 mandat.

Koalicioni i djathtë: 
PD, Partia Demokratike ka marrë 46 mandate deputeti, konvertuar në 528 373 vota, 30,63%;
PR, Partia Republikane 5 deputetë me 52 168 vota ose 3,2 %;
PDIU, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 4 deputetë ose ndryshe 44 957 vota, 2,61 %;
PDK, Partia Demo-Kristiane 1 deputet, konvertuar në 13 e 288 vota;
LZHK, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, 1 deputet;
FRD ka marrë 29 mijë e 310 vota;
AKZ ka marrë 10 196 vota;
Dritan Prifti, kandidat i pavarur për deputet në qarkun e Fierit ka marrë 6164 vota;
Arben Malaj, ndërsa kandidat i pavarur për deputetnë qarkun e Vlorës ka marrë 3044 vota.

REZULTATET SIPAS 12 QARQEVE
Ndarja e mandateve sipas qarqeve është:
Qarku Elbasan                   ASHE-8 mandate    APMI-6 mandate
Qarku Fier                         ASHE-11                 APMI-5
Qarku Gjirokastër              ASHE-4                  APMI-1
Qarku Korçë                      ASHE-7                  APMI-5
Qarku Kukës                      ASHE-1                  APMI-3
Qarku Lezhë                      ASHE-6                  APMI-4
Qarku Durrës                     ASHE-6,                 APMI-5
Qarku Tiranë                     ASHE-19                 APMI-13
Qarku Vlorë                       ASHE-8                  APMI-4
Qarku Shkodër                  ASHE-6                  APMI-5
Qarku Durrës                     ASHE-7                  APMI-6
Qarku Dibër                       ASHE-3                  APMI-3

LLESHI: KY, VENDIMI I FUNDIT I KQZ-së ME 4 ANËTARË
"Ky është vendimi i fundit, që KQZ-ja merr me katër anëtarët e saj lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit, "- tha kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi pas miratimit të rezultatit duke shtuar edhe opinionin e saj për zgjedhjet dhe procesin në tërësi: "Me mungesë koorumi, ne përgatitëm në kohë bazën ligjore për zhvilllimin e zgjedhjeve dhe dita e votimit u zhvillua me qytetari dhe përgjegjësinë e duhur."

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, në deklaratën e tij para marrjes së vendimit vuri në dukje se "në përgjithësi, zgjedhjet ishin të mira, jo për meritë të KQZ-së, por të popullit shqiptar. Rezultati mund të dilte edhe më shpejt por KQZ-ja zbatoi vendimet e humbësit. Paligjshmëria u vu në dukje dhe u hodh poshtë nga Kolegji. Ai u kundështua nga përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, i cili tha se nuk jemi këtu për t'i bërë gjyqin KQZ-së.

Më pas, Kryetarja e KQZ-së lexoi rezultatet për secilin prej 12 qarqeve për të përfunduar me miratimin e projektvendimin që i dha fund procesit zgjedhor në Shqipëri. Kolegji Zgjedhor tre ditë më parë realizoi shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet e vendit me kerkesë të Partisë Socialiste, si rrjedhoje e mungesës së kuorumit të duhur për këtë vendimëmarrje në KQZ-së, fakt të cilin e pranoi edhe ky i fundit.

GJONÇAJ: ZGJEDHJE TË MIRA, JO PËR MERITË TË KQZ
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjonçaj, me fillimin e mbledhjes tha: "Ne vijmë këtu sot pas përfundimit të gjatë të procesit zgjedhor. Sot është data 6 gusht dhe ne nuk e kemi shpallur ende rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit duke nisur nga standartet europiane. Pra, jemi larg atyre, por më mirë vonë se kurrë. Bernard Show thotë se zgjedhjet janë një tmerr i moralit, një përballje e shpirtit të gjithkujt që përfshihet në proces, një luftë pa gjak.
 
Në të vërtetë, KQZ-ja eci fillimisht në një proces me konsesus, për t’u përballur më pas me krizën, me ndarjen e zonave të administrimit, me rregulloren e brendshme të funksionimit të saj dhe më pas, kriza u thellua duke shkarkuar anëtarin e KQZ-së si në gjyqet e viteve para ’90. Këto veprime treguan se KQZ varej nga politika.
 
Unë e kuptoj se KQZ-ja me katër anëtarë nuk është gjë e lehtë, të paktën për ju që ishit këtu, por gjithnjë ju kam kërkuar që zgjidhja të mos ishte vazhdimi i punës me kokëfortësi, por zgjidhja e problemit atje ku lindi, në Kuvend, me mjete që vetëm Kuvendi i ka në dispozicin por ju na refuzuat dhe bëtë që KQZ-ja të vazhdonte punë me katër anëtarë duke dëgjuar jo opozitën, por Partinë Demokratinë.
 
Në përgjithsii dua të them se zgjedhjet ishin të mira, jo për meritë të KQZ-së, por të popullit shqiptar. Rezultati mund të dilte edhe më shpejt por KQZ-ja zbatoi vendimet e humbësit. Paligjshmëria u vu në dukje dhe u hodh poshtë nga Kolegji.
 
Me shpërndarjen e mandateve, përsëri ju e zvarritët gjendjen, gjë që mori përgjgije sërish nga Kolegji Zgjedhor. U ndala vetëm në disa probleme kryesore, për të thënë se KQZ-ja nuk e justifikoi besimin e popullit për të qënë arbitër dhe çdo gjë në këtë proces i takon sovranit,”- përfundoi Gjonçaj.

LLESHI: KONSIDERATAT E MIA PER PERGATITJEN E ZGJEDHJEVE
Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, pas miratimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, shprehu opinionin e saj lidhur me përgatitjen e tyre dhe njerëzit që morën pjesë në proces. "Në përgatitjen e tyre,"- tha ajo, - "morën pjesë 314 vetë. Me mungesë koorumi, përgatitëm në kohë bazën ligjore për zhvilllin e zgjedhjeve. Dita e votimit u zhvillua me qytetari dhe përgjegjësinë e duhur. Nga të gjitha qendrat e votimit, të gjitha pothuajse u hapën ne kohë më përjashtim të një qendre votimi. Falenderoj organizatat ndërkombëtare dhe zgjedhësit shqiptarë, që votuan me përgjegjshmëri, "- përfundoi Lleshi, duke mos lënë pa përmendur edhe "punën e madhe që ka bërë media".

Përveç shpalljes së rezultatit, KQZ shqyrtoi edhe miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës, të cilat do të përdoren nga KZAZ-ja dhe KQV-të për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas, qarku Korçë dhe për kryetarin e komunës Rrethina, qarku Shkodër, të datës 01 shtator 2013 si dhe kërkesën e Avokatit të Popullit për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ të vendimit 503, datë 03.06.2013, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

KQZ ANULON KËRKESËN E AVOKATIT TË POPULLIT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi gjithashtu projektvendimin “Për shqyrtimin e kërkesës së Avokatit të Popullit, për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ të vendimit 503, datë 03.06.2013, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. KQZ vendosi mospranimin e Rekomandimit të Avokatit të Popullit. Vendimi në fjalë ka të bëjë pikërisht me një aktin që ka miratuar KQZ në mbledhjen e datës 3 qershor 2013 pasqyrimin e fushatës zgjdhore në radiotelevizionin privat bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së AP, anëtarja e KQZ, Vera Shtjefni u shpreh kundër duke thënë "nuk jam dakord me kërkesën e AP. Është e drejtë e përcaktuar në ligj, që televizionet t’u japin kaseta operatorëve privatë. Nuk është në dorë të KQZ, nëse duhet të ndërhyjë ajo dhe të rregullojë marrëdhënien mes operatorit televiziv privat me partitë.
Detyrë është që të nxjerrë udhëzime, për të detajuar më tej".

KQZ MIRATON ZGJEDHJE TË PJESSHME NË KORÇË DHE SHKODËR
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro edhe projekt-vendimet për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas, qarku Korçë dhe për kryetarin e komunës Rrethina, qarku Shkodër, të datës 01 shtator 2013”.

- Projektvendimin “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme të qeverisjes vendore të datës 01.09.2013”.

- Projektvendimin “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Lëvizja Socialiste për Integrim”, për zgjedhjet e pjesshme të qeverisjes vendore të datës 01.09.2013”.

- Projektvendimin “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme të qeverisjes vendore të datës 01.09.2013”.

- Projektvendimin “Për emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-së nr. 2, qarku Shkodër dhe KZAZ-së nr. 73, qarku Korçë, për zgjedhjet e pjesshme për organet e qeverisjes vendore të datës 1 shtator 2013”.

KQZ

rezultatet e zgjedhjeve

Redaksia Online
(mag/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501