KQZ, debat për vulën rezervë e bojën
e PS: Po Topallizon KQZ-në

KQZ, debat për vulën rezervë e bojën <br />e PS: Po Topallizon KQZ-në
TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor miraton propozimin e PS-së për të ndryshuar vulën rezervë të kutive të votimit, nga ngjyra e jeshila do të jetë e verdhë.  Ndërkohë që vula primare do të ketë ngjyrë gri.

BIBA- LLESHIT: PO TOPALLIZON KQZ
Në KQZ pati debate dhe për miratimin e llojës së bojës së matrikulës. Përfaqësuesi socialist, Genc Gjonçaj kërkoi që Pikës F, të rregullores së pr/vendimit për miratimin e llojit të specifikimit të bojës” ku thuhet se boja duhet të jetë e pacënueshme nga agjentët atmosferik, të shtohet dhe nga detergjentët, pijet alkoolike, agjentë reduktues, amoniaku.
Anëtarët e Partisë Demokratike dhe kryetarja e KQZ-së u shprehën se nuk ishte arsye të përcaktohen agjentët pasi pika B në këtë pr/vendim flet qartë se “Boja të mos hiqet në më pak se 24 orë nga koha timbrimit.” Kërkesa e PS-së u hodh poshtë. Ndërkohë që gjatë këtij debati, Denar Biba iu drejtua kryetares së KQZ-së se “Po Topallizon edhe KQZ”, në momentin kur sipas tij kryetarja nuk i jepte fjalën socialistëve.

MIRATOHET KERKESA E PS-se PER VULEN REZERVE

Miratimi u bë unanimisht ndërkohë që para votimit pati debate. Debate në KQZ për vulën rezervë (ngjyrë jeshile) e kutive të votimit. Socialistët kërkuan që vula të zëvendësohet pasi përdoret që prej 2005 dhe kjo vulë gjendet kudo majde “Gazetarët i përdorin si mbajtëse çelës”- tha përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjoncaj. Nga ana e saj administrata e KQZ u shpreh kundër ndryshimit të kësaj vule pasi përdoret shumë rrallë dhe nuk ia vlen kostoja. ”Nuk ju dhimbsen 1 miliardë lekë për KZAZ-të shtesë, ju dhimbsen 100 mijë lekë për vula.”- deklaroi përfaqësuesi tjetër i PS-së Eridian Saliani.

Në një prononcim për tv A1 Report përfaqësuesi socialist thotë se kemi të bëjmë me një diskutim teknik. “Debati ka të bëjë me kodin e sigurisë, vulën e sigurisë. Kohëzgjatja e këtij kodi, pasi është përdorur dhe në 2005-ën e bën të logjikshme që të ndryshohet. Kodet janë përdorur prej 2005-ës. Një kopje unë e kam në shtëpi dhe kameramanët vjet i përdornin këto kode si mbajtëse çelësash”- tha Gjoncaj në një prononcim për Tv A1 Report.

PD DAKORD ME PROPOZIMIN E PS
Hysen Osmanaj, anëtari demokrat u shpreh se ishte dakord. “Diskutuam gjatë pauzës dhe ska asgjë për t’u shqetësuar. Këto mund të përdoren me gishtat e dorës në Shqipëri, dhe kemi ende 50 mijë këtu. Për hir të konsensusit po e pranojmë kërkesën meqë vjen nga një parti e madhe”- tha Osmanaj. Dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së Kosovrasti u shpre pro “Cilatdo qoftë shifra, le të blihen kode të reja.”

ZGJEDHJET 2013, DO KEMI 6000 KUTI TE MATERIALEVE ZGJEDHORE

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u miratua unanimisht dhe modeli i kutisë së materialeve zgjedhore. Ai do të jetë i njëjtë me atë të zgjedhjeve të 2005 dhe 2009 dhe do të ketë një shtesë. Nga 3000 kuti do të bëhen 6 mijë kuti. Sipas kodit zgjedhor KQZ dërgon në selitë e KZAZ-ve, jo më vonë se tre ditë para datës së zgjedhjeve, materialet zgjedhore të ndara në kuti të veçanta për çdo qendër votimi. Këto kuti duhet të jenë të sigurta dhe të mbyllura me kode sigurie.

PS: NDARJA E MANDATEVE VETËM NËSE KA TRANSPARENCE PER KUKESIN
Duke u ndalur te ndarja e mandateve, Gjonçaj tha se KQZ do të marrë një vendim më 7 mars dhe “një gjë e tillë ndodh vetëm nëse ka transparencë për rritjen e popullsisë në 4 komunat e qarkut të Kukësit” 

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit