KQZ debaton për votuesit në burgje,
Kaso: U shkelën afatet ligjore

KQZ debaton për votuesit në burgje,<br />Kaso: U shkelën afatet ligjore

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informoi të hënën Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi ecurinë e procesit të regjistrimit të shtetasve, që vuajnë dënimin në disa institucione të ekzekutimit të vendimeve penale. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Zoto, përmes një raportimi të hollësishëm dha të dhëna mbi përfshirjen e të dënuarve në listat zgjedhore, për numrin e qendrave të posaçme te votimit, që duhet të ngrihen në këtë rast dhe numrin e zgjedhësve në to, në mënyrë që KQZ të marrë masat e nevojshme për prodhimin e fletëve të votimit dhe sigurimin e bazës materiale zgjedhore të nevojshme.

Kjo pikë e rendit të ditës u shoqërua me debate të zgjatura, ndonëse nuk ishte parashikuar një vendimmarrje nga ana e KQZ-së. Përfaqësuesi ligjor i PD-së në Komision, Ivi Kaso shprehu shqetësim për mosrespektimin e afateve ligjore nga ana e DPPB-së në transferimin e vendbanimit të votuesve, të dënuar ose të paraburgosur. Kaso iu referua nenit 57, pika 2 të Kodit Zgjedhor, i cili thotë se ‘në rast se zgjedhësi ndryshon vendbanimin pas shpalljes së listës së zgjedhësve, lista nuk ndryshon dhe zgjedhësi voton në qendrën e votimit ku ka emrin në listën e miratuar. Në rast se zgjedhësi paraqet kërkesë në gjykatë në kushtet e kësaj pike, kërkesa rrëzohet”.

Sipas Kasos, data 11 maj ka qënë afati final i publikimit të listës përfundimtare të zgjedhësve dhe pas këtij afati kush nuk figuron në lista, (në këtë rast personave që vuajnë dënimin), i mohohet e drejta e votimit. Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, duke e pranuar problematikën theksoi se komisioni zgjedhor nuk do të marrë  ndonjë vendim në këtë rast, pasi qëllimi i vetëm është transparenca e të gjitha procedurave. “Relatimi nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bëhet mbi bazën e rekomandimit të audituesve të KQZ-së, i gjithë procesi që bëhet është publik. Kush institucion e shkel kodin zgjedhor të mbajë përgjegjësi”, tha Luzi.

Marrë nga ATSH

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës