KQZ diskuton qendrat
e votimit në ambientet privat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton dy projektvendime të rëndësishme lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit që kanë të bëjnë me ngritjen e qendrave të votimit në ambientet private si dhe miratimin e procedurave që do të ndiqen për plotësimin e fletëve të votimit (flet votimi test) që do të përdoren gjatë testimit paraprak të sistemit të numërimit elektronik të votave.

Bëhet fjalë për 134 qendra votimi në pesë qarqe të vendit. në Qarkun e Shkodrës, janë propozuar për tu ngritur 21 qendra votimit në ndërtesa private, në qarkun e Kukësit janë propozuar për tu ngritur 4 qendra votimi në ndërtesa private, në qarkun e Dibrës janë propozuar për tu ngritur 17 qendra votimi në ndërtesa private, në qarkun e Lezhës janë propozuar për tu ngritur 27 qendra votimi në ndërtesa private dhe në qarkun e Durrësit janë propozuar për tu ngritur  63 qendra votimi në ndërtesa private.

Përsa i përket numrit të fletëve që do të testohen në numërimin elektronik, bëhet fjalë pikërisht për 6 mijë fletë, të cilat do të merren nga 15 qendrat e votimit në Fier. Në 13 prill pritet që të bëhet dhe testimi i parë i numërimit elektronik.

Shkrimi  u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën

Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën