KQZ diskuton udhëzimin e ri
për policinë e ushtrinë

KQZ diskuton udhëzimin e ri <br />për policinë e ushtrinë
TIRANE - KQZ shqyrton udhëzimin për detyrat e policisë së shtetit dhe forcave të ushtrisë në zgjedhjet që do të mbahen në 23 qershor. Nëpërmjet këtij akti normativ, që do të kërkojë 5 vota për tu miratuar, KQZ ka ndryshuar disa nene kryesore nga udhëzimi i mëparshëm për zgjedhjet e 2009.

Ashtu sikurse dhe te udhëzimi i vjetër forcat e policisë do të lejohen që të futen në QV në rast se këto do të kenë lajmëruar më parë për parregullsi apo prishje të procesit të zgjedhjeve. Por ndërkohë që më parë KQV duhet të kenë plotësuar procesverbalin e pezullimit të votimit si dhe njoftimit të që i ka bërë KZAZ-së përkatëse. Kjo pikë nuk saktësohej në udhëzimin e vjetër.

Ajo që është parë si me shumë rëndësi në udhëzimin e ri është pikërisht mbajtja shënim në procesverbale të çdo incidenti apo dhe mbarimit dhe rifillimit të votimit pas ndërhyrjes së forcave të policisë. Mnjëherë pas kësaj bëhet njoftimi i KZAZ, e cila nga ana e saj shënon në librin e protokollit njoftimin dhe orën e marrjes së tij.

“KZAZ–ja ia përcjell kërkesën menjëherë organeve të Policisë së Shtetit. Me rivendosjen e rendit në qendrën e votimit, KQV–ja u kërkon organeve të Policisë së Shtetit të largohen nga qendra e votimit dhe merr masa për rifillimin e menjëhershëm të votimit. Ky fakt pasqyrohet në procesverbalin e rifillimit të votimit””, thuhet në projekt-udhëzimin.

PËRAJSHTOHET ZV.KRYETARI


Një tjetër ndryshim që propozohet të ndryshohet në udhëzimin e ri është pikërisht dhe përjashtimi i zvendëskryetarit të Komisioneve të Qendrave të Votimit për të shoqëruar kutitë dhe materialet e tjera zgjedhore drejt vendeve të numërimit të votave.

Ndërkohë që në këtë udhëzim theksohet qartë që materialet zgjedhore nuk duhet të jenë në kontakt me persona të tjerë përveç atyre që përcakton neni përkatës. Forcat e policisë që do të shoqërojnë materialet dhe kutitë e votimit nuk duhet që të posedojnë informacione mbi to.

Në udhëzimin e ri theksohet se “Gjatë shoqërimit, kutia dhe materialet e tjera zgjedhore, administrohen vetëm prej Kryetarit,(hiqet zv kryetari) Sekretarit dhe anëtarëve të KQV-së. Punonjësi i forcave të policisë nuk ka të drejtë në asnjë rast, që të posedojë, apo të ketë kontakt, me materialet e mësipërme””, thuhet në projekt-udhëzimin e ri.

Ndryshimet që janw bërë në udhëzimin e ri, sipas administratës së KQZ, përkojnë me ndryshimet që janë bërë në Kodin Zgjedhor dhe përkatësisht në nenin 109 të tij. Në këtë nen përcaktohet rendi dhe zhvillimi i rregullt i votimit, ku Qendra e votimit organizohet në një mënyrë të tillë që të lehtësojë procesin e votimit dhe të sigurojë fshehtësinë e votës.

“Në qendrën e votimit nuk lejohet përdorimi i telefonisë celulare nga ana e zgjedhësit dhe zgjedhësi nuk duhet të lejohet të votojë duke mbajtur aparatin telefonik në dorë. Nëse zgjedhësi tenton të përdorë aparatin e telefonisë apo çdo pajisje tjetër regjistrimi në dhomën e fshehtë, zbatohet e njëjta procedurë si në pikën 1 të nenit 107.

Kur në qendrën e votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rregullt i votimit, KQV-ja njofton organet e Policisë së Shtetit dhe KZAZ-në, si dhe plotëson procesverbalin e pezullimit të votimit për këtë qëllim.

Në procesverbal shënohet ora e njoftimit dhe pezullimit të votimit. KQV-ja shënon, gjithashtu, në Librin e Protokollit të Mbledhjeve incidentin e ndodhur, orën e ndërprerjes së votimit dhe orën e rifillimit të tij”, thuhen në kod.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor