KQZ e Shqipërisë zgjidhet anëtare
 e Bordit Ekzekutiv të A-WEB

KQZ e Shqipërisë zgjidhet anëtare<br /> e Bordit Ekzekutiv të A-WEB
Në Konferencën Botërore të Shoqatës së Trupave Zgjedhore Boterore (A-WEB),  që po zhvillon këto ditë punimet në Republikën Domenikane, Asambleja e 2-të e Përgjithshme votoi dhe zgjodhi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetarja, Lefterije Luzi, si anëtare të Bordit Ekzekutiv te A-WEB.

Në Asamble është vendosur që të ketë 10 përfaqësues në total, ku 3 përfaqësues janë për Afrikën, 2 për Amerikën, 2 për Azinë, 2 përfaqësues për Europën dhe 1 për Oqeaninë. Europa do të zgjidhte vetëm një përfaqësues të ri përkrah atij ekzistues, dhe zgjodhi Znj. Lefterije Luzi, e cila do të ndërmarrë një rol tepër të rëndësishëm lidershipi në kuadër të Shoqatës së Trupave Zgjedhore Boterore A-WEB.
 
A-WEB është organizata ndërkombëtare me prestigjin më të lartë në botë në fushën e zgjedhjeve.
 
Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e KQZ shqiptare në Bordin Ekzekutiv të shoqatës, është një mundësi e shkëlqyer për të siguruar aktivitete me interes të lartë për Shqipërinë, në fushën e zgjedhjeve.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot