KQZ: Edison Konomi është
deputeti i ri i Partisë Socialiste

KQZ: Edison Konomi është<br />deputeti i ri i Partisë Socialiste
TIRANË – Në një mbledhje që ka zgjatur vetëm 20 minuta Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar deputetin më të ri të Partisë Socialiste pas dorëheqjes së Rudina Seserit. Pas vendimit në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, pak ditë më parë dhe votimit në Kuvend, KQZ është mbledhur sot për të miratuar raportin, në bazë të të cilit deputeti i ri i PS do të jetë Edison Konomi.
Përzgjedhja e Konomit është bërë në bazë të listës së kandidatëvë që PS ka paraqitur në zgjjedhjet e vitit 2009. Sa i takon qarkut të Krujës, pas Rudina Seserit, kandidati i gjashtë në listë ka qenë Gjon Bardhi, i cili u zgjodh kryetar i bashkisë së Fushë – Krujës një vit më parë. Bardhi refuzoi që të merrte mandatin e deputetit pas dorëheqjes së Seserit. Kësiskoj, ky mandate iu kalua kandidatit të rradhës që është Edison Konomi.
Ky zëvendësim për javë me rradhë shkaktoi debat dhe akuza të ndërsjella mes opozitës dhe mazhorancës.


(aq/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare