KQZ: Ekspertët kontabël, jo
anëtarë partie a krushq me krerët

TIRANE - Jo anëtarë partie dhe jo krushq me kryetarët. Këto janë kriteret që KQZ publikoi sot në lidhje me kushtet që duhet të plotësojnë ekpsertët kontabël të këtij institucioni të cilët do të mandatohen nga KQZ për të kontrolluar të ardhurat dhe shpenzimet e partive, gjatë vitit kalendarik 2012 nga partitë politike.

Sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj, “ekspertët nuk duhet të jenë anëtarë partie dhe të mos jenë në krushqi me kryetarët si dhe nuk duhet të kenë marrë masa disiplinore në punë”.

Si procedurë në fillim do mblidhen CV-të. Ekspertët duhet të dorëzojnë dokumentacionin brenda datës 15 maj.

Shorti në KQZ do të përcaktojë edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2012 nga partitë politike. Kjo ftesë do tu ri-dërgohet edhe të gjithë ekspertëve kontabël që janë të regjistruar pranë Institutit të Eksperteve Kontabël të Autorizuar, (IEKA)”.


KRITERET PER TU ZGJEDHUR SI EKSPERT
Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar në 5 vitet e fundit.
Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.
Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.
Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.
Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv