KQZ: FRD, nota fyese dhe akuza
politike sepse iu cënuan interesat

KQZ: FRD, nota fyese dhe akuza<br />politike sepse iu cënuan interesat
TIRANË - KQZ shpreh keqardhjen për notat fyese të deklaratës së sotme të Sekretarit të Përgjithshëm të FRD, Gazmend Oketa.
 
Ky i fundit e quajti “një akt primitiv të KQZ vendimin për përjashtimin e kandidaturës së FRD-së nga zgjedhjet lokale në Korçë, duke zbatuar kështu urdhrin e Partisë Demokratike”.

“Me këtë deklaratë ndaj KQZ-së dhe vendimarrjes së djeshme të saj, Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së nuk bëri gjë tjetër, por ripërsëriti qëndrimet politike, që jo rrallë partitë politike kanë demonstruar ndaj KQZ, sa herë që vendimarrja institucionale, e mbështetur korrektësisht në ligj, ka cënuar interesat e tyre”, vijon deklarata e KQZ.

KQZ ka theksuar se dokumentacioni mbështetës i paraqitur për kandidaturën e propozuar nga FRD kishte mangësi serioze:

KQZ, duke marrë shkas nga ky deklarim me akuza politike ndaj institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në respekt të sqarimit të opinionit publik ka bërë të ditur edhe nenet në cilat është mbështetur vendimi më sipër:

KQZ: JA NENET QË KEMI ZBATUAR DHE KU KA GABUAR FRD:
KQZ me vendimin e nr. 834, datë 09.10.2013 nuk ka bërë asgjë tjetër përveçse ka zbatuar në mënyrë rigoroze Kodin Zgjedhor, konkretisht nenin 68, pika 2, nenin 71, pika 2, nenin 72, pika 2, gërma d, dhe nenet 124, e në vijim të këtij Kodi.

Kushdo që ka ndjekur mbledhjen e KQZ-së ditën e djeshme, pavarësisht faktit se sa njohuri ka për ligjin zgjedhor, ka dëgjuar edhe deklarimet e anëtarëve të KZAZ-së nr. 71 të Korçës, të cilët ishin të pranishëm në mbledhje, që me pohimet e tyre në atë mbledhje dëshmuan se kishin marrë vendim për të regjistruar kandidaten e FRD në shkelje flagrante te kritereve të rregjistrimit të kandidatëve të parashikuara në kuadrin ligjor zgjedhor.

Dëshirojmë të theksojmë se dokumentacioni mbështetës i paraqitur për kandidaturën e propozuar nga FRD kishte mangësi serioze, pasi jo të gjithë zgjedhësit mbështetës kishin plotësuar numrin e dokumentit të identifikimit, u depozituan 190 (kopje dokumentësh identifikimi) nga 720 të kërkuarat, dhe vetëm në 20 raste ato ishin të nënshkruara prej mbështetësve.
 
Mosplotësimi i këtyre kritereve ligjore, të parashikuara nga ligji zgjedhor, dëshmon se FRD nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të kërkuar ligjërisht, për të rregjistruar kandidaten për garën për kreun e Bashkisë Korçë.

Barazia e palëve garuese në procesin zgjedhor nga nisja e deri në përfundim të tij, duke mos lejuar avantazh të njërës palë ndaj tjetrës, janë kërkesat bazë të Kodit Zgjedhor, për të cilat KQZ ka detyrimin ligjor të kontrollit të zbatimit të tyre.

Nga ana tjetër ritheksojmë se:

Vetë përfaqësuesi ligjor i Partisë Fryma e Re Demokratike në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk e mohoi faktin se ky subjekt zgjedhor nuk kishte plotësuar kriteret ligjore për paraqitjen e kandidaturës, dhe në mënyrë krejtësisht të pabazuar kërkoi më shumë kohë për të siguruar firmat e nevojshme për regjistrimin e kandidates së kësaj force politike në garën për kreun e bashkisë Korçë.

Dëshirojmë të nënvizojmë se:
KQZ si institucion i pavarur, i ngarkuar nga Kodi Zgjedhor me një mision shumë të rëndësishëm, është jashtë politikës, përmbush detyrën ligjore duke patur kriter vlerësimi, shtetin ligjor dhe asnjëherë deklaratat e kujtdo partie politike.

Kodin Zgjedhor nuk e ka hartuar KQZ, ai është fryt i kompromisit politik, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. KQZ është organi i ngarkuar për të zbatuar rigorozisht frymën dhe çdo gërmë të Kodit Zgjedhor.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës