Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të publikojë formularët e vetëdeklarimit të zyrtarëve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, edhe pse ligji për dekriminalizimin saktëson se këta formularë bëhen publikë pa asnjë kufizim. Redaksia e “Shqiptarja.com” i ka kërkuar formularët zyrtarisht bazuar në ligjin për të drejtën e informimit dhe atë të dekriminalizimit. Në përgjigjen e tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Skënder Vrioni, shprehet se këta formularë përmbajnë të dhëna sensitive, e për këtë arsye, ky institucion nuk do t’i publikojë ato, deri në marrjen e një vendimi nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që po ashtu, është edhe Komisioner për të Drejtën e Informimit. “Bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, si dhe në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Lutem të më vendosni në dispozicion :
1.Formularët e vetëdeklarimit të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të legjislaturës aktuale; 2.Formularët e vetëdeklarimit të të gjithë anëtarëve aktualë të Këshillit të Ministrave; 3.Formularët e vetëdeklarimit të të gjithë kryetarëve aktualë të njësive vendore.”-thuhej në kërkesën e datës 5 maj, dërguar në KQZ nga Shqiptarja.com. Në 10 maj, KQZ përgjigjet se: “Referuar Ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, si dhe Ligjit nr.9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, rezulton se formularët e vetëdeklarimit përmbajnë të dhëna sensitive.
/Shqiptarja.com

VIDEO