Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje ekspertëve kontabël të licencuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2015, në mbështetje të nenit 23/2, pika 2 të ligjit nr. 8580, "Për Partitë Politike”.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, u shpreh gjatë një dalje për mediat se pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2015 nga partitë politike.
Auditët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 9.05.2016, këtë dokumentacion:
1- Kërkesë aplikimi;
2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.
Njëkohësisht, KQZ informon të gjitha partitë politike që aktualisht nuk kanë dorëzuar pranë KQZ-së raportet financiare vjetore për vitin 2015, t’i dorëzojnë ato menjëherë. KQZ ka detyrimin ligjor t’i bëjë publikojë këto raporte në faqen e saj zyrtare të web-it.
Gjithashtu, raportet financiare vjetore për vitin 2015 të dorëzuara nga partitë politike, do t’iu vihen në dispozicion ekspertëve kontabël të zgjedhur, të cilët do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2015.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO