Bazuar në Kodin Zgjedhor marrëveshja nënshkruhet për monitorimin e fushatës zgjedhore. Marrëveshja përbëhet nga 6 nene dhe ka për qëllim të parashikojë rregullat, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike të AMA-së për nevojat e monitorimit.
Gjithashtu Projekt-marrëveshja parashikon dhe të drejtat dhe detyrimet respektive që do të kenë të dyja palët në kuadrin e monitorimit të fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve për Kuvendin 2013. “Për respektimin e të drejtave dhe detyrimeve, që burojnë nga kjo marrëveshje, palët veprojnë në bazë të kompetencave që u njeh Ligji.
Në këtë kuadër, AMA njeh rolin drejtues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për monitorimin e operatorëve radiotelevizivë, në nivel kombëtar dhe vendor dhe angazhohet për realizimin e detyrave që burojnë nga kjo Marrëveshje Bashkëpunimi”, thuhet në relacionin e administratës së KQZ.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)