KQZ, gati vendimi për komisionerët
e PR-së në nivel KZAZ dhe KQV

KQZ, gati vendimi për komisionerët<br />e PR-së në nivel KZAZ dhe KQV
TIRANE - Nuk dihet ende se kur KQZ do të marrë në shqyrtim kërkesën e depozituar nga Partia Republikane lidhur me përfaqësimin e saj në komisionet e niveleve që janë nën varësinë e KQZ. Ndonëse anëtarët e këtij komisioni pohojnë se kjo kërkesë është konform ligjit dhe të drejtës së tyre për të kërkuar një gjë të tillë, kjo nuk është vendosur ende nga kryetarja e KQZ se kur do të merret në shqyrtim.  Sipas komisionerëve të KQZ, kodi ka të përcaktuar edhe ndarjen e raporteve në komisionet e zonale të administrimit zgjedhor, në qendrat e votimit si dhe në komisionet e grupeve të numërimit të votave.

Ajo që është ende e paqartë si për anëtarët e KQZ, por edhe nga vetë forcat politike që janë të zgjedhura në Parlament, mbetet pikërisht fakti i zëvendësimit të komisionerëve të Partisë Republikane me ata të LSI, duke marrë parasysh këtu faktin që kjo parti është e dyta më e madhe në mazhorancë pas Partisë Demokratike.

Por kjo do të sjellë në të njëjtën kohë edhe zëvendësimin e komisionerëve të propozuar nga LSI me ata të PBDNJ, duke marrë parasysh këtu faktin se tashmë LSI është partia e dytë më e madhe në opozitë pas Partisë Socialiste. Kjo edhe për vetë anëtarin e KQZ që është propozuar nga PBDNJ, Jani Jani  mbetet për tu shqyrtuar në mbledhjet e KQZ.

REGJISTRIMI I KOALICIONEVE

Sipas anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, regjistrimet e partive dhe të koalicioneve në KQZ do të përcaktojnë dhe ndarjen e të drejtës së përfaqësimit të tyre në rang komisionerësh. Kodi Zgjedhor përcakton se dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Kodi përcakton se partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumë emërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë. Sipas Kodit Zgjedhor përsa i përket regjistrimit të partive politike në KQZ, çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

“Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë; emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë; specimenin e vulës së partisë; emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.”, thuhet në Kod.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Nga rikthimi i Stalinit, te Tuaregu i Monikës; kodet e tërbimit të Ilir Metës

Ylli Pata: Nga rikthimi i Stalinit, te Tuaregu i Monikës; kodet e tërbimit të Ilir Metës