Gjoncaj argumentoi se me ndryshimin e Kodit Elektoral është e nevojshme të ndryshoje edhe akti i funksionit të niveleve të dyta e treta të Qendrave të Votimit.
Për t'u bërë i vlefshëm një akt i tillë, është e domosdoshme vota e pesë anëtarëve të KQZ, ndërkohë që aktualisht në këtë institucion janë aktiv vetëm katër prej tyre, pas dorëheqjes së tre anëtarëve të opozitës në këtë institucion.
Më pas KQZ miratoi pa debate 25 ambiente të numërimit të votave në Tiranë Fier dhe Shkodër. Shqetësuese për PS ishte vetëm ZAZ me numrin 40 në Qarkun e Tiranës, ku ambienti i propozuar nga prefekti i qarkut krijonte mosgaranci për votën duke marrë parasysh faktin se afër këtij ambineti ekzistonte një tunel.
“Propozojë një ambient tjetër, pasi tuneli që ndodhet aty nuk na jep garanci për numërimin e votës”, tha ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 25.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)