KQZ: Grupet e numërimit, PD do
zgjedhë anëtarin e 3-të e LSI, tjetrin

TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar dhe miratuar sot me 4 vota pro: projektvendimin “Për caktimin e partive të cilave ju lind e drejta të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 qershor 2013”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që në zgjedhjet për Kuvend të datës 23 qershor, Partia Demokratike, të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të
Numërimit të Votave dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të propozojë anëtarin e katërt të Grupeve të Numërimit të Votave.;
projektvendimin “Për regjistrimin e z. Arben Malaj, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për zonën zgjedhore, qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 qershor 2013”;

projektvendimin “Për një shtesë në vendimin e KQZ-së, nr.278, datë 03.03.2013, “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, për monitorimin e fushatës zgjedhore, në radion dhe televizionin publik dhe ato private”.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të emërojë edhe anëtarin e 7-të të Bordit të Monitorimit të Medias, z. Bledi Stefa.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos