KQZ hap sot kutitë e votimit
600 litra benzinë për djegie

KQZ hap sot kutitë e votimit<br />600 litra benzinë për djegie
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë asgjësimin e fletëve të votimit këtë të martë. Për këtë proces do të punojë një ekip prej 45 personash dhe fondi i parashikuar për përfundimin e punës është llogaritur 52 milionë lekë të vjetra.

Për këtë qëllim, do të përdoret metoda e djegies për fletët e votimit, prandaj është blerë një sasi prej 600 litrash benzinë për asgjësimin e tyre.  Neni 178 i Kodit Zgjedhor, përcakton detyrimin ligjor që KQZ ka për të hapur të gjitha kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore, gjashtë muaj pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në datës 10 gusht 2015, ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21 Qershor 2015. Në këto kushte, KQZ nga data 10 shkurt duhet të fillonte procesin e hapjes së kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, seleksionimin dhe sistemimin e këtij  dokumentacioni, të gjetur brenda tyre, si dhe dërgimin e tyre në Arkivin Qendrore të Shtetit si detyrim ligjor, në përputhje me përcaktimet e nenit 178 të Kodit Zgjedhor.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh