Shkarkimi i kryebashkiakut të Kavajës është ndërmarrë nga qeveria përmes një vendimi qarkullues.
Pas paralajmërimit për ankimim të vendimit, Elvis Roshi mbetet ende në detyrë derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin duke vepruar njësoj si Shukri Xhelili, ish-krybashkiak i Dibrës.
Avokati i Roshit, Theodhori Sollaku në një prononcim për Report Tv është shprehur se do ta ankimojnë vendimin në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Sollakut, Elvis Roshi është akoma në detyrë si kreu i Bashkisë së Kavajës. "Pavarësisht vendimit të KQZ, do të ndjekim rrugën ligjore, do ta dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Roshi është akoma në detyrë", u shpreh Sollaku.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatave të dy deputetëve, Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.