Preng Luli është përfaqësues i PDK-së në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ- së, Gëzim Veleshnja ka propozuar se përveç heqjes së mandatit, Luli të shkoj edhe në Prokurori për mos plotësim korrekt të formularit. Propozimi e Veleshnjës e ka mbështetur vetëm antarëja e Partisë Socialiste në KQZ Edlira Jorgaqi ndërsa katër anëtarë të tjerë ishin kundër.
Preng Luli reagon pas vendimit të KQZ
Por në një reagim për Report Tv, Luli shprehet se “Unë e kam dhënë dorëheqjen në muajin shtator, ndërsa në tetor jam njohur me vendimin. Nuk jam dënuar me burg, por me kusht.
Në formularin e vetëdeklarimit nuk parashikohet nëse je në hetim apo jo, por vetëm nëse ka qenë i dënuar apo i ndjekur jashtë vendit.
Në shtator duke ditur vendimin, pra para vendimit, unë dhashë dorëheqjen. Në dhjetor është dhënë vendimi i Apelit, ndërsa në qershor 2017 gjykata e lartë vendosi detyrim paraqitje” deklaroi ai.
Vendimi i KQZ
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com