TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI), në Qarkun Durrës, Klodiana Shefqet Pashkaj.

Katër anëtarët e pranishëm votuan për t’i dhënë mandatin Klodiana Pashkës e cila  është i kandidati i radhës në listën e LSI-së për këtë qark dhe ajo zëvendëson në parlament znj.Merita Kuçi, që u dorëhoq nga mandati i deputetit, pak kohë më parë.



Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)