KQZ i jep mandatin e deputetit katër kandidatëve
TIRANË, 23 Shtator/ATSH/.- Pas lënies së mandatit të deputetit nga katër ministra të qeverisë ‘Rama’, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh të martën për të vijuar procedurat ligjore përkatëse me zëvendësimin e tyre me emrat pasardhës në listat respektive. Në mbledhjen e sotme, KQZ miratoi me 4 vota vendimin për dhënien e mandatit të deputetit […]
Pas lënies së mandatit të deputetit nga katër ministra të qeverisë 'Rama', Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh të martën për të vijuar procedurat ligjore përkatëse me zëvendësimin e tyre me emrat pasardhës në listat respektive.
Në mbledhjen e sotme,
KQZ miratoi me 4 vota vendimin për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të PS-së, në qarkun Tiranë, Erjeta Alhysa. Ky vendim u mor pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të Ditmir Bushatit, ministër i Jashtëm.
Gjithashtu, KQZ i dha mandatin e deputetit në qarkun Tiranë, kandidatit të radhës në listën e PS-së, Ervin Bushati, duke plotësuar kështu vakancën e njoftuar nga Kuvendi, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm.
Me të njëjtën procedurë KQZ i dha mandatin e deputetit në qarkun e Elbasanit, Luljeta Arapit, që zëvendësoi Damian Gjiknurin, ministër i Energjitikës, i cili u dorëhoq nga mandati i deputetit.
Po ashtu, Anila Agalliu do të jetë deputetja e re e PS-së në qarkun e Beratit, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Ermonela Felaj, pas marrjes nga kjo e fundit të postit të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Dorëzimi i mandatit të ministrave u bë në përmbushje të zotimit politik të mazhorancës për të shmangur funksionet e dyfishta. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.7%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32