KQZ i ‘krasiti’ listat, PD: Veprim i padrejtë dhe i diktuara nga interesat politike të mazhorancës! Do ta ankimojmë

KQZ i ‘krasiti’ listat, PD: Veprim i padrejtë dhe i diktuara nga interesat politike të mazhorancës! Do ta ankimojmë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ për të miratuar listat shumë emërore vetëm me kandidatë e nevojshëm duke i hequr ata të tepërt. PD e ka cilësuar si një vendim të padrejtë dhe të diktuar nga interesat politike të mazhorancës. PD shprehet se do të ankimojë vendimin në të gjitha shkallët ankimore.

“Vendimi i sotëm i KQZ për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të lënë të përfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet.

Asnjë vendimmarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor. Kjo vendimmarrje, si të gjitha vendimmarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore.

Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, që kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në datën 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve”, shkruan PD.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ KQZ i pret me ‘gërshërë’ listën e kandidatëve, PD: E padrejtë, do ta ankimojmë! Përfaqësuesi i PS kërkon hetime të thelluar për Rezart Tushën dhe Zef Hilën


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion