KQZ i refuzoi komisionerët, PD-LSI ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Vendimi i datës 23 Maj i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me numër 657 për mosregjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve për PD dhe LSI ka bërë që subjektet politike ti drejtohet Kolegjit Zgjedhor pranë gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar shfuqizimin e  këtij vendimi. Në kërkesë padi që Report TV ka siguruar, LSI është subjekti politik që kundërshton këtë vendim dhe PD është person i tretë.

Në këtë kërkesë të paraqitur nga LSI argumentohen dhe arsyet që hedhin poshtë vendimin e marrë nga KQZ, ku në nenin 29 të kodit zgjedhor pika 4, thuhet se në rastin e zgjedhjeve vendore, renditja përcaktohet mbi bazën e numrit të votave të fituara në shkallë vendi për këshillat vendor në zgjedhjet pararendëse nga partitë parlamentare.

Por në vendimin e saj KQZ argumenton se dy partitë politike që kanë paraqitur kërkesën për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve LSI dhe PD, nuk konsiderohen subjekte zgjedhore e për pasojë nuk kanë interes të ligjshëm për zgjedhjet vendore. Por duke parë përbërjen e  KZAZ-ve pika 1 e kodit zgjedhor, parashikohet se 2 anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, 2 anëtarë propozohen nga partia kryesore parlamentare në këtë rast PD dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare në këtë rast LSI dhe një anëtar nga partia e dytë opozitare. Anëtari i 7-të propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare.

I takon Kolegjit Zgjedhor që të marrë vendimin nëse dy partitë opozitare do të mund të emërojnë anëtarë në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)